E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia ne terr statistikor


Kur e gjithë bota po kalon një situatë të pasigurtë ekonomike për shkak të krizës së borxheve që ka përfshirë eurozonën, Shqipëria është duke lundruar në një terr statistikor.

Instituti i Statistikave ka ngrirë prej disa muajsh publikimet për shumë nga treguesit më të rëndësishëm të ekonomisë, në bazë të të cilëve duhet të ndërtoheshin politikat e qeverisë për të përballuar krizën, duke shkelur të gjitha afatet ligjore.

Sipas kalendarit zyrtar, në 8 shtator Instat duhet të kishte bërë publike shifrat e tregtisë me pakicë për tremujorin e dytë, treguesi kryesor që mat ecurinë e konsumit në ekonomi. Kanë kaluar më shumë se dy muaj dhe matja e fundit publike e tregtisë me pakicë është ajo e tremujorit të parë.

Të tjerë tregues të rëndësishëm, që duhet të ishin publikuar që në shtator, janë ai i tregut të punës për vitin 2010 dhe statistikat afatshkurtra të tremujorit të dytë të këtij viti. Ende Instat nuk ka publikuar asnjë prej tyre duke shkelur më shumë se dy muaj afatin ligjor. Megjithatë treguesi kyç dhe më i domosdoshëm është ai i prodhimit të brendshëm bruto, i cili mat rritjen e ekonomisë.

Shifrat e prodhimit të brendshëm bruto për tremujorin e dytë të vitit, sipas kalendarit duhet të ishin publike në datën 30 shtator. Por, deri më sot matja e fundit e rritjes ekonomike është ajo e tremujorit të parë. Sipas Instat, shkaku për vonesën janë tatimet që nuk kanë dërguar informacionin e nevojshëm.

Përtej justifikimeve, fakt është se në momentin më të keq të ekonomisë globale që nga Lufta e Dytë Botërore, Shqipëria ndodhet në një terr statistikor. Pyetja që lind tani është se mbi bazën e çfarë treguesve po i ndërton politikat antikrizë qeveria shqiptare dhe ku bazohet kur thotë se rritja ekonomike vitin e ardhshëm do të jetë 4.3 për qind.

Sepse, që nga koha kur Instat e ka matur për herë të fundit prodhimin kombëtar, kanë ndryshuar shumë gjëra dhe kriza e eurozonës është përkeqësuar.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Rrugët, 70% ndërtohen me borxhe
Ndërsa FMN dhe institucionet e tjera ndërkombëtare kanë paralajmëruar qeverinë shqiptare për rrezikun e rritjes së borxhit, projektet madhore në infrastrukturë do të vazhdojnë të financohen nga huatë madhore. Rrëshen-Kalimash, 5-10 euro kalimi
Në muajin dhjetor, qeveria pritet të miratojë kushtet e kontratës dhe projektin e dhënies me koncesion të rrugës Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës, ndërsa në janar parashikohet të hapet tenderi për përzgjedhjen e firmës private e cila do të mirëmbajë tunelin e Thirrës prej 6 km. BE, reduktohet rritja e buxhetit për 2012
Bashkimi Evropian është detyruar të pranojë një rritje prej 2 për qind të buxhetit të tij vitin e ardhshëm, shumë më pak se rritja që kërkohej të ishte rreth 5 për qind. Ndërtimi i Tunelit të Krrabës
6 muaj pas fillimit të punimeve në rrugen e re, që lidh Tiranën me Elbasanin, ndërtimi i tunelit të Krrabës ka avancuar pa të papritura.
Tkurret buxheti i “prioritetit”
Edhe pse turizimi është artikuluar dhe vazhdon të atikulohet nga qeveria si prioriteti i prioriteteve, për vitin 2012 buxheti i këtij sektori jetik për ekonominë e vendit është reduktuar me 650 milionë lekë.

Lajmet kryesore

Aksident rrugor në Kukës, një i vdekur
Tetë të tjerë mbetën të plagosur
Kakavijë, ndalohen 10 kilogramë marijuanë
Rritja e temperaturave
Rrëshen-Kalimash, 5-10 euro kalimi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›