E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja ekonomike, FMN “përplaset “me qeverinë. Bode i quan konservatorë

TIRANE-Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe qeveria janë përplasur sot me njëra-tjetrën për shifrat e rritjes ekonomike për 2010. Në konferencën e përbashkët për shtyp kreu i misionit të FMN në Shqipëri Gerwin Bell deklaroi se rritja per 2010 pritet te jete 3%, por për Ministrin e Financave Ridvan Bode shifra do jete dyfish 6%.
“Duke marrë në konsideratë zhvillimet në gjysmën e parë të viti me një aktivitet ekonomik të fortë dhe një ngadalësim në gjysmën e dytë të vitit dhe me një rritje për vitin 2010, ne parashikojmë që rritja e ekonomike për vitin 2009 rreth 2% dhe në vitin 2010 3%””, tha Bell duke shtuar se pavarësisht kësaj, shqiptarët duhet të jenë optimistë. “Mund të duken si shifra të ulëta, por të vendosura në kontekstin e rritjes ekonomike në Europë ju siguroj që janë shumë të larta 
Më pas përfaqësuesi i këtij misioni në Shqipëri, z.Bell u shpreh se “FMN vlereson perpjekjet e qeverise per te perballuar krizen dhe keshilloi te tregohet kujdes me buxhetin e 2010. Sa i përtket buxhetit të shtetit, qeveria shqiptare duhet të bazohet në të dhëna reale”. Sipas z. Bell, Shqipëria menaxhoi mirë krizën që e kërcënonte dhe ndërmori stimuj. Por sipas FMN, tani ëhstë koha të ndërpriten këta stimuj. “Stimujt për vitin 2010 duhet të ndërpriten. Ekonomia nuk mund të mbahet më stimuj”, tha Bell.

Ministri Bode në fjalën e tij tha se qeveria realisht pret nje rritje prej 6% dhe se duhet punuar ende ne apsketin e shifrave. "Rritja ekonomike ka qënë një diskutim i përhershëm mes nesh dhe Fondit. Ajo që ne i kemi kërkuar Fondit dhe që do ta realizojmë është që përmes departamentit të statistikave që ka të mund të mund ta asistojë institutin tonë të statistikave. Qeveria është e interesuar për statistika reale dhe jo për përllogaritje qoftë nga banka, qoftë nga ministria e financave apo FMN. Le ti japim një hapësirë dhe të bëjmë kredibël këtë institucion”. E duke qeshur, Bode shtoi se “Gjithsesi jam optimist për statistikat e FMN, i cili është sjellë pak konservator. Ne presim rritje ekonomike 6% për vitin 2010”. Ministri theksoi më pas se edhe për vitin 2009, FMN parashikoi një rritje prej 01% e në fakt ajo është 2%.”.

Kjo nuk është përplasja e parë mes FMN dhe qeverisë. Para pak kohësh një debat i ngjashëm u bë mes të dy institucioneve për rritjen e ekonomike në Shqipëri.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›