Itali, shqiptari i vë flakën vetes pasi ka vrarë gruan
PARME-Vdes shqiptari që i vuri flakën vetes, pasi vrau gruan një ditë më parë. 48 vjecari Ajet Hajdini ka ndërruar jetë në spitalin e Parmës, në Itali pasi leu trupin me alkol dhe i vuri zjarrin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në një apartament të Parmës, ku Ajet Hajdini ka vrarë të shoqen Shresa Hajdini 46 vjece. Të dhënat e policisë thonë se burri prej disa kohësh ishte në gjendje depresioni pasi kishte humbur punën si murator. Të parët që kanë dhënë alarmin për ngjarjen e rëndë kanë qënë fqinjët e ciftit, të cilët kanë parë tymin të dilte nga banesa. Në momentin që zjarrfikësit kanë hyrë në shtëpi kanë gjetur gruan e pajetë, dhe 48 vjecarin të përfshirë nga flakët. Cifti kishte një vajzë 17 vjecare e cila jeton në Shqipëri pasi nuk kishin mundur të bënin bashkimin familjar. (m.a/News24/BalkanWeb)