E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Dialog politik më shumë se sa shtrëngim duarsh

 Topi ka theksuar se nevojitet dialog politik, më shumë se sa një shtrëngim duarsh.

 “Për krizën politike duhet të pyeten politikanët. Ky shtrëngim duarsh është më shumë një gjest formal, por duhet shkuar përtej një gjesti të tillë. Mendoj se duhet dialog politik”, tha presidenti Topi i pyetur nga gazetarët për krizën politike në vend. Deklaratat e tij u bënë pas një fjalimi të mbajtur në një konferencë për dialogun fetar sot në Tiranë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›