E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritja ekonomike optimiste/ Drejtori i Politikës Monetare:Turizmi do të vijojë të mbështesë ecurinë ekonomike

Turizmi vijon të konsiderohet  një ndër sektorët që do të japë kontributin kryesor në rritjen ekonomike të vendit edhe në vitet në vijim.

Drejtori i Politikës Monetare Erald Themeli tha se ekonomia do vijoj rritjen  në rreth 4%. Rritja ekonomike do të mbështetet nga kërkesa e sektorit privat për konsum dhe investime, si dhe nga kërkesa e huaj, veçanërisht në sektorin e turizmit.

Sipas Erald Themelit vendimi për të mos ndryshuar normën e interesit është cilësuar i përshtatshme ndërsa  Inflacioni tashmë është  me trend rritës për tu kthyer në objektivin prej 3% në vitin 2026.

Përsa i përket kreditimit Banka e Shqipërisë parashikon që kreditimi do të vijojë që të jetë një element i rëndësishëm për mbështetjen e investimeve në vend/abcnews.al

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›