Rritja në kategor e pagei, 272 mësues në garë
Pas provimit, do të përcaktohet edhe shkalla e kualifikimit, pas së cilës mësuesit do të mund të përfitojnë edhe shtesen e pagës në masën 10 dhe 20 për qind. Udhezimi përfshin të gjitha drejtoritë arsimore rajonale
TIRANE-Janë plot 272 mësues që në fund të muajit mars do të provojnë njohuritë e tyre, rezultat i cili do të përcaktojë nëse do të përfitojnë edhe rritjen në kategori apo jo. I vetmi kriter që ata të futen në provim është që të kenë plotësuar vjetërsinë në punë, kjo sipas kategorive të përcaktuara. Pas provimit, do të përcaktohet edhe shkalla e kualifikimit, pas së cilës mësuesit do të mund të përfitojnë edhe shtesen e pagës në masën 10 dhe 20 për qind. Udhëzimi përfshin të gjitha drejtoritë arsimore rajonale, ku do të zhvillohet provimi në fund të muajit mars. Atestimi do të jetë i vlefshem vetëm për punonjësit që plotësojnë vjetërsinë në sistemin arsimor parauniversitar, për vitin mësimor 2007-2008. Kualifikimi i punonjësve, që kanë vjetërsinë e duhur në arsimin parauniversitar për vitin 2008, do të bëhet nëpërmjet provimeve dhe portofolit personal të zhvillimit profesional. Sipas udhëzimit, në këto provime do të përfshihen punonjësit e sistemit të arsimit publik dhe jopublik me diplomë dhe pa diplomë mesuesie. Te kjo kategori përfshihen mësuesit pa diplomë mësuesie, por me arsim të lartë, të cilët japin lëndët profesionale, në përputhje me profilin, në shkollat e mesme profesionale ose të përgjithshme dhe kanë kontratë individuale pune. Gjithashtu, kanë të drejtën t'i nënshtrohen provimit me gojë edhe mësuesit pa diplomë mësuesie, që kanë kryer shkollën e mesme artistike ose Akademinë e Arteve dhe japin lëndët e edukimit muzikor ose të edukimit figurativ.
(d.b/GSH/BalkanWeb)