Rritje e numrit të të prekurve me SIDA, mjekët: Duhet testim masiv
TIRANE- Rritja e numrit të rasteve në 5 muajt e parë të vitit ka sjellë shqetësim te mjekët infeksionistë. Sipas tyre, ajo është e pazakontë, ndaj për këtë arsye është i nevojshëm një testim masiv i popullatës.
“Trendi është në rritje. Vetëm për pesë muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 56 raste të reja. Duhet treguar vëmendje për këtë çështje. Shqiptarët, sidomos grupe që ne i konsiderojmë të rrezikshme, tregojnë sjellje të rrezikshme seksuale. Testimi ofrohet në Shqipëri dhe duhet të jetë më i aksesueshëm”, - shprehet mjeku infeksionist, Arjan Harxhi.
Mjekët kërkojnë që testi i HIV AIDS-it të bëhet i detyru-eshëm në klinikat gjinekologjike për gratë shtatzëna, ndërkohë që duhet të shtrihet edhe në poliklinika. Gjithashtu, sipas tyre, qytetarët duhet ta bëjnë vullnetarisht këtë test. Ndërkohë që, mjekët e huaj kanë kërkuar bashkëpunim mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe mjekëve infeksionistë.
Kërkesa e tyre është bërë gjatë një takimi të zhvilluar mes mjekëve shqiptarë dhe anglezë për shkëmbimin e eksperiencave mbi sëmundjet infektive si: HIV AIDS apo hepatitet. “Pavarësisht se jeni një vend me prevalencë të ulët, numri i të prekurve me HIV AIDS është në rritje. Kjo do të thotë se duhet të merren masa për të parandaluar rritjen e mëtejshme të numrit të të prekurve. Ministria e Shëndetësisë duhet të bashkëpunojë me mjekët infeksionistë për testim masiv të vazhdueshëm të popullatës dhe për të ofruar mjekime të përshtatshme për të prekurit, sipas protokolleve mjekësore ndërkombëtare”, - tha Mike Youle, mjek infeksionist anglez. Aktualisht, në vendin tonë numërohen 570 raste të prekura nga HIV AIDS-I.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)