E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritje ekonomike në BE? Nuk do të ketë më masa drastike kursimesh

Bashkimi Europian duket se po ndryshon drejtim, nga politika e kursimit po e hedh vështrimin drejt rritjes.

Komisioni Europian do të lejojë disa shtete anëtare të ngadalësojnë ritmin e shkurtimeve për efekt kursimi, si pasojë e shqetësimit për mungesën e rritjes ekonomike. Franca, Spanja, Polonia, Portugalia, Hollanda dhe Slovenia do të kenë kështu më shumë kohë për të përfunduar planet e tyre të kursimeve në buxhet.

Kreu i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso, tha se koha shtesë duhet të përdoret për të rritur konkurueshmërinë.

Europa vazhdon të jetë masivisht në recesion. Eurozona 17 anëtarëshe u rrudh me 0.2 për qind në tre muajt e parë të këtij viti, dhe pritet që të ketë rritje negative deri në mbyllje të tij.

Në këto kushte është ngritur shqetësimi se fokusimi në fortësinë fiskale në mjaft nga shtetet e BE-së e ka përkeqësuar situatën ekonomike.

Duke folur për vendimin që do të zyrtarizohet nga samiti i Be-së, Barroso theksoi se ai është marrë për arsye thellësisht ekonomike dhe financiare, dhe nuk ka të bëjë me politikën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›