Rritje me 28% e të ardhurave në buxhet nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale

TIRANË, 5 mars/ATSH/ Nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale (TAP) u arkëtuan afro 7,3 miliardë lekë në buxhet gjatë muajit janar të këtij viti.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave në raportin mbi treguesit fiskalë, të ardhurat nga ky zë rezultuan 1,6 miliardë lekë ose 28% më shumë se janari i 2024-ës.
Rritja e të ardhurve nga TAP lidhet direkt me politikën e qeverisë për rritjen e pagave.
Të ardhurat nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale në buxhetin e vitit 2025 parashikohen 70,7 miliardë lekë, me rritje prej 5,6 miliardë lekë ose 8,7% më shumë se pritshmëritë për vitin 2024.
/r.e/a.f/