Durrës, rreth 54 mijë pasagjerë udhëtuan me tragete

TIRANË, 5 mars/ATSH/ Autoriteti Portual i Durrësit bën të ditur se gjatë muajit janar udhëtuan me traget rreth 54 mijë pasagjerë dhe mbi 20 mijë mjete.
Gjatë muajit janar 2025 nëpërmjet trageteve kanë hyrë në Shqipëri 12 927 pasagjerë dhe kanë dalë 40 996 pasagjerë.
Gjatë kësaj periudhe, tragetet kanë kryer 79 lundrime nga/drejt pikës kufitare detare të Durrësit, duke transportuar gjithashtu edhe mallra të ndryshme me kamionë dhe trajlerë.
/r.e/a.f/