E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha shton masat e sigurise jelek antiplumb e qen ne studio

Disa jave me pare Shekulli botoi nje vezhgim mbi masat e shtuara te sigurise se kreut te qeverise. Ato perfshinin perdorimin e nje makine plus ne eskorte e cila kishte nje antene vale-bllokuese ne pjesen e siperme te saj bllokimin e rruges ku ndodhet apartamenti i familjes Berisha ne nje perimeter te gjere rrethimet shtese dhe dopio-dyert brenda ambienteve te kryeministrise blerjen e nje makine te blinduar me cmim te pazakonte etj. Me sa duket keto masa nuk kane mjaftuar. Ekspertet verejne masa shtese.

Qen antimine dhe kontrolle te rrepta ne televizionet ku shkon Berisha

Javet e fundit pjesemarrja e kryeministrit Sali Berisha ne emisione televizive paraprihet nga nje kontroll i rrepte mbi ambientet e vete televizionit.
shte bere rregull qe perpara se te mberrije Berisha mberrin ne televizionin e planifikuar per bisede njesia speciale antimine. Ekspertet e policise dhe qente e trajnuar per te dalluar objektet shperthyese kontrollojne me imtesi te gjitha ambientet.

Madje qente hyjne edhe ne mjediset e punes se gazetareve. Ne fotografine qe shoqeron kete vezhgim duket gazetari i njohur Artan Hoxha dhe prane tij nje nga qente qe perdoren per kontrollet e sipercituara. Fotoja eshte bere pak para mberritjes se kreut te qeverise S. Berisha per nje interviste ne televizionin e lajmeve News 24.

Kontrollohen me imtesi tryezat e punes koshat e plehrave deri edhe cantat e gazetareve. Nderkohe pak minuta perpara hyrjes se kryeministrit truprojat e tij marrin nen kontroll godinen. Ato vendosen ne korridore dhe levizjet e stafit jane te kufizuara. Garda e Republikes merr ne ruajtje edhe perimetrin e jashtem te godines. E gjithe kjo ndodh edhe ne ato televizione qe konsiderohen pro-qeveritare.

Jeleku behet papritur veshja me e zakonshme e kreut te qeverise

Ne blogun online Respublica.al eshte botuar nderkohe nje vezhgim shume interesant. Nje nga ekspertet qe shkruan ne kete faqe te drejtuar nga gazetari i njohur Mustafa Nano duke komentuar shtimin e habitshem te rasteve kur Berisha shfaqet ne publik me jelek shkruan

Kam disa kohe qe me syrin e specialistit verej permes ekranit vizitat e Kryeministrit ne perurime apo mitingje elektorale. Te bie ne sy dashuria e madhe e tij per jelekun nje veshje tradicionale e jona. Por cudia nuk qendron ketu por tek jeleku tjeter antiplumb qe i veshin Berishes poshte atij te tradites. Kjo me ben te mendoj se shanset per nje klime te bute politike ne Shqiperi jane zvogeluar me mijera here ndaj koraca mbrojtese eshte e nevojshme per nje njeri qe shtyp me pushtet prej diktatori cdo aneks tjeter politik jashte stanit te tij.

Ne mes te vendit tend edhe me antiplumb me duket sa paradoksale aq dhe e tmerrshme. Jane instaluar armiqte e diktatorit te ri apo frika prej zullumeve e ben te jetoje me fantazma makbethiane - shtrohet pyetja ne blogun ne fjale.

Po te shohesh fotot me vemendje bie ne sy qe ne shume prej tyre jeleku krijon nje gufim te dukshem te pjeses se perparme te trupit cka te ben te mendosh qe ai nuk eshte thjesht nje veshje por nje koperture per ate qe gjendet poshte kemishes. Per shume ish-eksperte te policise se shtetit te cileve u vume ne dispozicion disa nga keto foto konstatimi i shkruesit ne blogun e Nanos nuk eshte pa baza.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›