E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrjedh përfundimisht Berisha: Qorton gazetat e veta, për vargjet e botuara gabim

 

 

Kryeministri Sali Berisha është përfshirë në një lojë banale me botuesit e vet, rreth përpjekjeve të tij për të denigruar liderin e opozitës, Edi Rama duke cituar dy vargje të një bejte të gjatë të Arshi Pipës për Enver Hoxhën. Në mbledhjen e fundit të qeverisë, Berisha duke sulmuar Ramën, tha se atij i shkonin për shtat dy vargjet e fundit të Arshi Pipës në librin e tij për stalinizmin shqiptar. Vargjet e fundit të Arshi Pipës në këtë libër janë këto:

Stalinuc i Shqipërisë,

paç haram qumësht nsisë,

paç mallkimin e një nëme,

pizeveng doçë i sat ëme.

Pasi ja ka arritur t’i botojë vargjet e kësaj bejte të Arshi Pipës, Berisha ka tentuar të vazhdojë humorin e tij sot, duke qortuar botuesit që  nuk kanë botuar vargjet e duhura, por nuk saktëson se për cilat vargje e ka fjalën. Ja letra drejtuar botuesve proqeveritarë:

 

 

Drejtuesve të: Gazeta Shqiptare, Standard, Metropol, Mapo dhe Shqip!

Të nderuar zotërinj,

Në gazetat tuaja sot janë cituar vargje nga vepra e Arshi Pipës, të cilat, sipas jush, janë pikërisht vargjet që unë i sugjerova ti lexonte dje zotit Rama dhe ti pranonte ato si përgjigjen time ndaj letrës së tij të hapur të radhës.

Me këtë letër dua tju garantoj se vargjet që ju citoni në gazetat tuaja nuk janë absolutisht asnjeri nga dy vargjet që unë përzgjodha dhe i sugjerova zotit Rama për ti lexuar si përgjigjen time ndaj letrës së tij. I bindur se gazetarët në veprën e Pipës Stalinizmi Shqiptar do të përzgjidhnin sipas shijeve të tyre vargje të tjera nga ato që unë kisha ndërmend, dje iu luta atyre që ata të mos i lexonin dhe të mos ju referoheshin fare vargjeve të librit në fjalë. Meqenëse këtë kërkesë nuk e keni marrë parasysh, unë njerëzisht ju lutem juve, të botoni në gazetat tuaja këtë sqarim timin.

 Me respekt Sali Berisha

E gjithë kjo është një shaka e rëndomtë e Berishës, i cili përpiqet të mbajë gjallë një banalitet që shpiku në mbledhje të qeverisë, në pamundësi për tiu përgjigjur akuzave të liderit të opozitës për ngjashmërinë e tij me liderin libian.

Në të vërtetë, historia e Berishës me Arshi Pipën është një histori e vështirë komunikimi. Berisha e priti vetëm një herë Arshi Pipën në vitin 1995 dhe pati një distancë të madhe prej tij, për shkak të frikës se ai synonte postin e presidentit të Shqipërisë. Përkundër tij, Edi Rama dhe Adrian Kosi, janë dy të rinjtë shqiptarë që bashkëpunuan me Arshi Pipën në fillim të viteve 90-të, duke botuar dhe shrkime të tij në revistën Albanica.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›