E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Tepelenë, dy vëllezër vdesin nga korrenti

Dy vëllezër kanë humbur jetën në mënyrë tragjike gjatë mbrëmjes së të enjtes, pasi i ka zënë korrenti elektrik. Viktimat janë Njazi Gogo 40 vjeç dhe Xhavit Gogo 35 vjeç, nga fshati Salari.

Sipas burimeve të policisë, këta të fundit kanë qenë duke kullotur bagëtitë. Vëllai më i madh, Njaziu, ka shkuar të ndezë gjeneratorin me të cilin u jepnin ujë bagëtive, por gjeneratori ka bërë masë dhe i ka shkaktuar vdekjen 40-vjeçarit.

Vëllai i dytë, Xhaviti, ka tentuar që të shpëtojë vëllanë e vet, por fatkeqësisht rryma elektrike ka zënë dhe atë, duke shkaktuar kështu vdekjen e të dy vëllezërve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›