FOTO LAJM- Ambasadori Arvizu shtron iftar për Ramazanin
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka shtruar një darkë iftar dy ditë më parë në rezidencën e tij, me rastin e muajit të Ramazanit.
Mes të ftuarve të zotit Arvizu ka qenë kreu i Komunitetit Mysliman shqiptar, Selim Muça, kreu i kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj, dhe myftinjë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Në këtë darkë, zoti Arvizu nuk ka preferuar që të ftojë asnjë prej politikanëve.
Shtrimi i iftarit tashmë është kthyer në një traditë për ambasadën amerikane në Tiranë, e cila e bën këtë gjë prej shtatë vitesh me radhë.
