Rrjedha e lumit rrëmben makinën, 2 të vdekur
GRAMSH-
Tragjedia në Sojnik, konfirmohen dy viktima
Pas disa orësh përpjekje për të shpëtuar dy personat e bllokuar në makinën e përmbysur në lumin e fshatit Sojnik të Gramshit, policia konfirmon vdekjen e Ilir Memës 33 vjec dhe mbesës së tij 17 vjecare M.Rika. Mësohet se policia ka bërë te mundur nxjerrjen e makinës nga uji, ndërsa burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se 2 viktimat ndodheshin në sediljen e pasme të automjetit.
Policia e Gramshit konfirmoi se drejtuesi i mjetit Eduart Kadiu dhe pasagjeri Artan Hysa kanë mundur të mbijetojnë duke dalë nga makina në momentin e përmbysjes së saj për shkak të rrjedhës së rrëmbyeshme të lumit.
Mungesa e një ure në lumin e fshatit Sojnik ka detyruar drejtuesin e mjetit të fusë makinën në lumë për të kaluar në anën tjetër të tij. Katër personat që ndodheshin në automjetin me targa të Lushnjës ishin dasmorë që udhëtonin nga Griba në drejtim të Gramshit.
Makina në lumë, identifikohen te mbijetuarit dhe personat e zhdukur
Ora:19:29- Identifikohen personat që ndodheshin në makinën që u përmbys pasditen e sotme në lumin e fshatit Sojnik të Gramshit. Sipas të dhënave nga policia e Gramshit konfirmohet se në makinën me targa të Lushnjës LU 1379 C udhëtonin Eduart Kadiu 32 vjec, shofer i mjetit, Artan Hysa 33 vjec, 33-vjecari Ilir Mema dhe 18-vjecarja Elsa Rika.
Policia e Gramshit bën të ditur se drejtuesi i mjetit Eduart Kadiu dhe pasagjeri Artan Hysa kanë mundur të mbijetojnë ndërsa dy personat e tjerë, daja dhe mbesa Ilir Mema e Elsa Rika rezultojnë të zhdukur. Sipas policisë, ende nuk është konfirmuar nëse të zhdukurit janë brenda në makinë apo janë rrëmbyer nga rrjedha e lumit. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë, zjarrfikëse e autoambulanca ndërsa po punohet për nxjerrjen e makinës nga uji.
Sipas korrespondentit të News24 nga vendngjarja, dy personat që rezultojnë të zhdukur ndodhen brenda në mjet ndërsa, sipas tij dyshohet se njëri prej tyre nuk ka mundur të mbijetojë.
Rrjedha e lumit rrëmben makinën, 2 persona në rrezik
Ora:17:30- Rrëmbehet nga rrjedha e lumit një makinë e cila po kalonte lumin e fshatit Sojnik në rrethin e Gramshit. Mungesa e një ure në lumin e fshatit Sojnik ka detyruar drejtuesin e mjetit të fusë makinën në lumë për të kaluar në anën tjetër të tij. Prurjet e shumta të lumit për shkak të rreshjeve të rëna papushim ditët e fundit kanë rrëmbyer makinën me 4 persona brenda saj.
Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se një prej parasgjerëve ka mundur të hidhet nga makina ndërsa 3 persona të tjerë ndodhen brenda saj në rrezik për jetën.
Makina me targa të Lushnjës është përmbysur, për shkak të rrjedhës së rrëmbyeshme të lumit, ndërkohë që mësohet se personat që ndodheshin në automjet ishin dasmorë që udhëtonin nga Griba në drejtim të Gramshit.
Rreth 50 forca policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shpëtimin e 3 personave, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur. Koha e keqe me rreshje dhe mjegulla që ka mbuluar zonën vështirësojnë së tepërmi operacionet e shpëtimit. Teksa orët kalojnë zbehen shpresat për mbijetesën e këtyre personave, ndërsa dyshohet se njeri prej tyre ka humbur jetën.
(e.n/BalkanWeb)