Agresioni i mëkatarëve!!
Në fakt s’para marr kurrë mundimin të ulem e shkruaj për muhabete kafenesh dhe thashethemesh të dorës së dytë
në Shqipërinë e drobitur.... por sensibiliteti im kundrejt një simotre kurajoze dhe vetmitare në punën e saj në drejtimin e “Gazetës Shqiptare” bëri që të reagojë ndaj agresionit të zotit Patozi nga foltoret supreme të politikës shqiptare…për muhabete tejet gossip që i takonin veç atij dhe staturës dhe “kusuret” që duhet të paguajë ai bashkë me famën e tij…që fatkeqësisht s’po di ta menaxhojë si shumë homologë të tij europianë, ose fshehin të tjera haqe që zoti Patozi ka për të marrë kundrejt mediave kurajoze si “Gazeta Shqiptare” !!
Më poshtë, në mënyrë tejet korrekte po zbardh “mot a mot” premtimin solemn të Kryeministrit Berisha në raport me mediat (gjendet në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave):
Mediat: Ne premtuam gjatë fushatës elektorale qëndrim të hapur, korrekt ndaj mediave, denoncuam farsën e pafundme të proceseve gjyqësore ndaj tyre nga qeveritarët dhe premtuam se pas zgjedhjeve nuk do të lejojmë paditë civile apo penale ndaj gazetarëve nga qeveritarët dhe punonjësit e administratës sonë. Ne kemi mbajtur premtimet tona: Për herë të parë në 15 vjet, nuk është bërë asnjë padi civile apo penale nga punonjës të administratës ndaj gazetarëve dhe mediave në tërësi.
Por për fat të keq, si qindra premtime edhe këto të sipërcituarat ishin rast flagrant i besëprerjes së Kryeministrit…ndoshta pasi pikërisht besën ta jep ai që nuk e ka!!! Konkretisht kam ndjekur e pezmatuar agresionin verbal dhe psikologjik ndaj mediave që performojnë dhe informojnë ndryshe nga mediat e tufëzuara pranë Kryeministrit. Para pak ditësh, në një shtojcë të “Gazetës Shqiptare”, që në mënyrë të sinqertë vetë-quhet Bluetooth “Thashetheme made in Albania”..ishin zbardhur po thashetheme të bëra korridoreve dhe ambienteve të politikës shqiptare..në lidhje me personazhe të politikës dhe jetës së tyre sentimentale..Çka mua më shqetësoi si juriste dhe si lexuese dhe shtetase e vëmendshme me çka bëhet në dheun tim ish-agresioni politik i mëpasshëm kundrejt kësaj media-je serioze e kurajoze sidomos në lidhje me tema kombëtare dhe duke shndërruar shtojcën e thashethemeve në pankartë agresioni për mbarë median dhe lexuesit e saj!! Edhe juristi më mediokër di dhe njeh lidhjen shkak-pasojë, edhe shqiptari më i pandriçuar kupton, analizon dhe dallon thashethemin nga shpifja dhe fyerja. Edhe mendjeshkurtri dhe kujtesëpaku kujton mënyrën bombastike se si në janar 2008 qeveria aktuale në komisione e media trumbetonte se qeveria ‘Berisha’ Dekriminalizon shpifjen dhe fyerjen duke i shndërruar nga një vepër penale në një vepër civile...duke plotësuar kështu një nga kërkesat e kahershme të BE-së dhe premtimet bombastike të Berishës në mbrojtje të fjalës dhe medias së lirë. Por fshati që duket s’do kallauz..mbrapa atij agresioni i mirëdirigjuar fshihej mllefi i kahershëm kundrejt JO SHTOJCES SE THASHETHEMEVE e vetë-shpallur e tillë po kundrejt VETE GAZETES SHQIPTARE !!! Pak shqiptarë ka tani që s’iu ka rastisur të lexojnë dhe njohin mediat e huaja si funksionojnë, të gjithë dimë që rubrikat rozë dhe gossip për VIP aktualë shpeshherë hapin “The SUN”, “Il Corriere della Sera”, “Le Monde” etj...por unë deri më tash nuk di që nga tribuna serioze politike të merren me thashetheme kafenesh dhe t’i kthejnë ato në kryqëzatë dhe institucion akuze. Princesha Diana...mbijetonte mes zhurmës së thashethemeve, Berluskoni aktualisht atë po bën, Sarkozi po ashtu…aty ku fillon fama…rresht privacia...e ky është një fakt i lashtë sa njerëzimi. Reagimi i ashpër, i drunjtë qoftë dhe ndaj një të pavërtete të kthyer në thashethem dhe të zbardhur në një shtojcë për të kaluar kohën tregoi dhe foli shumë…foli dhe për stadin se ku ndodhet emancipimi i shoqërisë sonë. Sa të kompleksuar dhe sa skllevër të mendësisë së çekuilibruar jemi..nga njëra anë duam që “surrati” ynë të jetë simbol i një shtrese të caktuar njerëzish, nga ana tjetër duam që askush mos hetojë, zbulojë dhe “përgojojë” çka bëjmë ne në total në jetën tonë publike dhe private…me kë martohemi, divorcohemi, dashurohemi, zakonet, huqet..debulesat dhe pikat tona të forta…Ky pra është çmimi që paguajnë të famshmit. Ky është çmimi që pagoi dhe përballoi Sarkozi kur gruaja e ndau botërisht dhe publikonte pareshtur çdo seancë gjyqësore në media…kështu e pësoi dhe manjati Berluskoni, që po nga mediat e shkruara e mori mandatin dhe vërejtjet e gruas për jetën e tij të shthurur. Kështu nuk reagoi dhe kancelarja Merkel kur i fotografuan dhe komentuan të ndenjurat e saj nudo në majë të një varke. Po ç’të them më shumë..e për më tepër s’dua të them, pasi prapë dalim në një shteg.
E para, s’ka bazë ligjore çka aludohet pasi çka shkruhej ish-përcaktuar qartë lloji i rubrikës ku zbardhej, e dyta, tashmë Partia Demokratike e emancipuar, ligjërisht ka shndërruar në vepra penale, në çështje civile çdo jo të vërtetë të medias dhe nuk i bën nur asaj që të procedojë “Gazetën Shqiptare” për thashetheme dhe jo për kufirin detar, skandalin e teksteve dhe skandalin e Gërdecit…çka realisht, si zbulime të kësaj Gazete ka prekur në palcë Partinë Demokratike të kamufluar.
Po mbyll këto rreshta duke shpresuar që njerëzit kryesorë të politikës të jenë më open mind, duke kuptuar që ata dhe jeta e tyre private tashmë si në të gjithë dynjanë i përket gjithë shqiptarëve me të vërtetat, të pavërtetat, martesat, divorcet, pasuritë, menaxhimin e fëmijëve etj, etj, pasi ata janë pasqyra jonë. Ndërkohë që mbyll rreshtat më vërtiten para syve njomëzakët e lidhur me vargonjtë e çmendurisë, të ngujuarit që sot Saliu iu hodhi nga një lek asistencë dhe jo zgjidhje themelore dramës së tyre; gërdecarët e pavarrosur moralisht, orikumasit e rrahur, shqiptarët e spitaleve dhe gjykatave mortore..dhe më vjen turp që ndërkohë që dheu im gëlon nga vuajtjet, mua më duhet të shpjegoj se agresorët mëkatarë s’mund të përkëdhelen dhe të fshihen mbrapa thashethemeve të vetëshpallura si të tilla vetëm e vetëm që të heqin vëmendjen nga llahtari që ka përfshirë vendin falë tyre!!