Deficiti i demokracisë në Europë

Pa zgjedhje demokratike, 27 shtetet anëtare të BE-së së shpejti do të zgjedhin presidentin e përhershëm të Unionit. Presidenti do të dalë në sipërfaqe pas diskutimeve joformale. Kaq sa i përket demokracisë.
Së shpejti, super-shteti i Europës do të ketë mbi 100 ambasada në gjithë botën. Në këto ambasada do të punojnë diplomatë me paga të larta, të cilët nuk do tu japin llogari qytetarëve. Traktati i Lisbonës koncentron më shumë kompetenca në Bruksel dhe u ofron më pak mundësi shteteve individuale që të bllokojnë me veto ligjet evropiane. Pushteti po koncentrohet, nuk po shpërndahet.
Miliona qytetarëve evropiane kjo nuk u ka pëlqyer aspak, por ata kanë qenë të detyruar ta pranojnë këtë. Këto ndryshime të mëdha nënkuptojnë se Europa duhet të fillojë të veprojë me përgjegjësi dhe me një vizion më të madh, si në fushën e brendshme ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
Sipas mendimit të ekspertëve, tri çështje duhet të adresohen menjëherë. Çështja e parë është rrëmuja që po vazhdon në Ballkan. Si mund të operojë super-shteti i Europës me një vrimë në zemër të vet? Maqedonia ka tashmë katër vjet që po tenton të anëtarësohet në BE, por negociatat serioze ende nuk kanë filluar. Kroacia për një periudhë edhe më të gjatë kohore është kandidat zyrtar për anëtarësim. Anëtarësimin e dëshirojnë edhe Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria, por negociatat serioze nuk kanë filluar as me këto shtete. Janë këto shtete potencialisht të rrezikshme. Na nevojitet aksion i shpejtë, ngase në të kundërtën Ballkani mund të shpërthejë sërish.
Në anën tjetër, dy shtete të prosperuara dhe të civilizuara, Norvegjia dhe Zvicra, të lumtura qëndrojnë jashtë Unionit.
Çështja e dytë është anëtarësimi i propozuar i Turqisë. Është ky një vend me një popullatë të re dhe gjithnjë e më të edukuar, një shtet me potencial të madh. Europa nuk duhet të frikësohet nga shtetet, të cilat janë sinonim për ardhmërinë. Pse dikush si kancelaria Angela Merkel, vendi i së cilës ka përfituar nga kontributi i gastarbajterëve turq, ka një qëndrim aq armiqësor ndaj anëtarësimit të mundshëm të Turqisë në Union?
Së treti, kemi çështjen e qëndrimit të Europës në samitin botëror për klimë, i cili muajin e ardhshëm zhvillohet në Kopenhagë. Si do të kërkojë Europa, e cila për një kohë të gjatë ka ndotur ambientin, nga fuqitë që po dalin në sipërfaqe të bëjnë sakrifica në këtë fushë, duke rrezikuar kështu shtimin dhe suksesin e këtyre shteteve?
132 shtetet në zhvillim së bashku janë shumë më të rëndësishme sesa super-shteti i Europës. A e kuptojnë negociatorët europianë rëndësinë e kësaj? A janë të gatshëm ata të bëjnë koncesione në emrin tonë? Nëse bëjnë, në bazë të cilit autoritet demokratik do të veprojnë?
Ja pra ku kthehemi sërish te deficiti i demokracisë. Ky deficit nuk do të zhduket. (The Herald)