E Diel, 1 Nëntor 2026

Incidenti me inspektorët, Bashkia: PS, rri larg! AP: Dënojmë dhunën

sherrrrrrrrrrrrTiranë- Një ditë pas incidentit të mbrëmshëm në kryeqytet mes një banori dhe inspektorëve të ndërtimit ka reaguar edhe Bashkia e Tiranës për plagosjen e një inspektori të saj. Sipas saj, eksponentë të PS-së të rrinë larg motivimit të këtyre incidenteve.

Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj inspektorit në krye të detyrës. Inspektorati ka bërë kallëzim penal dje në polici. I bëjmë thirrje eksponentëve të PS të qëndrojnë larg këtyre akteve dhe të mos i motivojnë, thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës.

Ndërsa kreu i inspektoriatit ndërtimor, Florenc Hoxha tha sot se inspektori i plagosur dje ka bërë kallëzim në komisariatin nr. 4, ndërsa ka shenja të qarta dhune në kokë.

Sakaq që edhe Avokati i Popullit ka reaguar duke shprehur se ka ndjekur me shqetësim ngjarjen e rëndë shënuar gjatë pasdites së të dielës në kryeqytet.

Avokati i Popullit dënon aktin e rëndë të dhunës ndaj qytetarëve dhe kërkon nga Policia e Shtetit dhe prokuroria një hetim sa më të shpejtë për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. Gjithashtu, Avokati i Popullit iu kërkon drejtuesve të këtij Inspektoriati të marrin masa për shkarkim të menjëhershëm të punonjësve dhunues, për shkelje të të drejtave të njeriut dhe sjellje aspak të përshtatshme për punonjësit publik që, në rradhë të parë duhet të jenë e sillen si shërbëtor të qytetarëve dhe në asnjë mënyrë e rrethanë si dhunues të tyre, thuhet në reagimin e tij.

Ndër të tjera, Totozani iu bën thirje qytetarëve të ndërtojnë pa leje dhe nëse kanë bërë të tilla të bashkëpunojnë me Inspektoriatin Ndërtimor në realizimin e detyrave që ligji ia ngarkon atij.

Incidenti ndodhi pasditen e djeshme në afërsi të shkollës Andon Zako Çajupi ku inspektori u plagos me levë nga një banor që kundërshtonte prishjen e ndërtesës së tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›