HRW akuzon Greqinë për ndalime abuzive të emigrantëve
ATHINË- Organizata joqeveritare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch (HRW) akuzoi sot Greqinë për ndalimin abuziv të emigrantëve pa dokumente si edhe të azilkërkuesve.
Organizata denoncoi nëpërmjet një deklaratë "arrestimet e dhjetëra mijëra të të dyshuarve pa dokumente" dhe ''mbajtjen për një kohë të gjatë të tyre në dhomat e paraburgimit''.
Afërsisht 5 400 emigrantë janë arrestuar "për qëndrim të paligjshëm dhe vepra të tjera që lidhen me ligjin e imigracionit" që nga fillimi i një operacioni nga ana e policisë, në muajin gusht.
Sipas saj, shumë emigrantë janë shoqëruar në stacionet e policie për të kontrolluar dokumentet e tyre.
Organizata thekson gjithashtu që kriza e thellë ekonomike ka shtuar pakënaqësinë ndaj emigrantëve në Greqi.
(m.a/ata/BalkanWeb)