E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrjedhje votash ne Durrës

E enjte, 22 Shtator 2011 15:14 Tweet

BASHKIA DURRES Rrjedhje votash nga radhët e te majtës janë vene re edhe gjate zgjedhjes se drejtuesve te këshillit te qarkut ne Durrës.

Pas votimit te fshehte kandidatja e demokrateve për kryetare këshilli Eglantina Bekteshi veç 30 votave nga anëtaret e djathte ka marre edhe 2 vota nga këshilltaret e majte. 16 njësite vendore te qarkut te Durrësit janë ndare ne mënyre te barabarte mes koalicioneve. Por ne këshillin e qarkut Aleanca për Qytetarin numëron 30 anëtare kundrejt 15 këshilltarëve te koalicionit Aleanca për te Ardhmen. Ndërkohë edhe ne Berat gjate konstituimit te këshillit te qarkut u konstatua rrjedhja e katër votave, çka çoi drejt fitores për kreun e këtij këshilli, kandidatin e LSI Petrit Sina. Ky i fundit mori 27 vota, kundrejt 24 votave te kandidatit Aleanca për te Ardhmen Pelivan Shatri i cili rikandidonte për ketë post. Një incident i ngjashëm me votat e akuza te ndërsjella u shënua edhe ne Fier.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›