Dhunohet prefekti i Vlores

E premte, 23 Shtator 2011 15:58
Tweet
Vlore Sulmohet e kërcënohet me jete prefekti i Vlorës si dhe dhunohen nje punonjëse e roja i ketij institucioni.
Incidenti i rende ndodhi mesditen e se premtes, teksa prefekti Eduard Velcani po dilte nga zyra. Ai deklaron se nuk i njeh dy agresoret qe e kane kane ndaluar dhunshem, ndersa i ben thirrje institucioneve pergjegjese te marrin masa per forcimin e rendit ne Vlorë, te dobesuar sidomos pas ekzekutimit te gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Sipas policise, dy vellezerit Erjon dhe Ilir Limoshi përkatësisht 20 dhe 26 vjeç e kane ndaluar prefektin Eduart Velcani duke i kerkuar takim per te sqaruar nje çeshtje. Por refuzimi i Velcanit, i cili i ka adresuar tek zyra e protokollit është pasuar me reagim te dhunshem nga ana e te rinjve. Ata e kane kapur nga krahët dhe rrobat prefektin. Ne kete moment kane nderhyre disa punonjes qe ndodhesin ne korridor si dhe roja i institucionit. Ndersa prefekti ka mundur te largohet, vellezerit kane keqtrajtuar policin privat, i cili ka marre mjekim ne spitalin e Vlorës. Plage ne fytyre dhe duar ka marre edhe nje punonjese e cila ka tentuar te mbylle deren e zyres se prefektit. Njeri nga agresoret ka goditur me grushta si deren ashtu edhe zyrtaren. Pas ngjarjes, policia ka ndaluar dy agresoret e institucionit te prefekturës. Shiko kroniken video