Kursi i ri politik i PS-se
E shtune, 24 Shtator 2011 17:38
Tweet TAULANT BALLAAksioni opozitar i Partisë Socialiste është zhvendosur qe nga muaji shtator, nga shpallja e qëndrimeve dhe akuzave nga foltoret ne selinë roze, tek betejat parlamentare dhe iniciativat ligjore ne sallën e kuvendit.
Sekretari i grupit kuvendor socialist Taulant Balla thotë për Vizion Plus, se kursi i ri politik ishte një imponim i rezultatit te zgjedhjeve te 8 majit. Shefi i opozitës Edi Rama veç mbledhjeve çdo te hëne me gjithë grupin parlamentar, organizon takime periodike me drejtuesit e komisioneve parlamentare. Hapi i fundit i hedhur nga partia me e madhe opozitare, ne ofrimin e një pakti kombëtar për integrimin drejtuar mazhorances, për analistin Andi Bushati është me i qarti. Qe pas zgjedhjeve te vitit 2009, kur te majtët dolën humbës sipas tyre me vota te vjedhura nga mazhoranca, aksioni opozitar kaloi përmes protestave ne rruge dhe u shoqërua me marrëdhënie te kushtëzuara me kuvendin.
Shiko kroniken video
Shiko kroniken video