E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan sulmohet konsullata e SHBA

Kryengritësit talebanë në Afganistan kanë sulmuar Konsullatën amerikane në qytetin perëndimor të Heratit. Ata thanë se një kamikaz vetvrasës shpërtheu eksplozivët në orët e para të së premtes, përpara se luftëtarë të tjerë të hapnin zjarr. 
Raportimet e deritanishme flasin për 7 persona të plagosur. Një betejë me armë mes kryengritësve dhe forcave të sigurisë vazhdon ende pranë ndërtesës.
Ky është rasti i fundit i një serie sulmesh përpara tërheqjes së trupave të huaja ushtarake nga Afganistani, në 2014. 
Në fillim të muajit, talebanët vunë në shënjestër bazën amerikane të Torkham-it, në Afganistanin lindor, duke zhvilluar një betejë të gjatë me armë, nga e cila 3 kryengritës mbetën të vrarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›