E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrogozhinë, kapen me drogë katër të burgosur

Policia e Qarkut të Tiranës njoftoi sot se droga iu gjet katër persona, aktualisht të dënuar me burg.

Kështu janë 7.3 gram lëndë narkotike e dyshuar heroinë,  6.5 gramë pluhur i bardhë e dyshuar lëndë narkotike, 92.8 gramë material i presuar i bardhë, e dyshuar lëndë narkotike, 10.9 gramë  lëndë narkotike e dyshuar heroinë si dhe  86.4 gramë pluhur i bardhë e dyshuar lëndë narkotike.

Sasia e drogës iu kap shtetasve, Indrit Bujar Daja, 28 vjeç, banues në Durrës, i dënuar me 8 vjet heqje lirie për veprën penale “Vjedhjes me dhune”,  Kujtim Muharrem Popoci, 36 vjeç, banues në Durrës, i dënuar me 14 vjet heqje lirie për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”,  Ermal Enver Maloku, 23 vjeç, banues në Durrës, i dënuar me 10 vjet heqje lirie për veprën penale “Vjedhjes me dhunë”. Si dhe Arben Pëllumb Roshi, 52 vjeç, banues në Durrës, i dënuar me 9 vjet heqje lirie për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Të katër këta shtetas aktualisht po vuajnë dënimin në burgun e Rrogozhinës. Aktualisht në bashkëpunim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë po vazhdojnë hetimet në lidhje me këtë çështje në drejtim të personave të tjerë të përfshirë, ndërsa materialet hetimore do t’i bashkëngjiten në ngarkim të tyre për veprën penale të “Prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike”.

                                                                                             2010-12-16 14:56
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›