E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, grabisin bankën hajdutët largohen me motor

TIRANE-Një filial i një banke në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë është grabitur sot në mesditë nga 2 persona që janë larguar me shpejtësi së bashku me sasinë e parave.

TVNEWS24 mëson se grabitësit kanë qënë dy persona, jo të maskuar, por të veshur me veshje të zeza që në kërcënimin e armëve kanë rrëmbyer para në filial të bankës “NBG” që ndodhet pranë Parkut të Autobusave në “Rrugën e Kavajës”. Pas rrembimit te parave, ata kanë dalë jashtë filialit dhe kanë hipur në një motor që e kishin parkuar në rrugë. Grabitësit janë larguar me shpejtësi pa u ndaluar nga askush.
Ngjarja ka vetëm pak minuta që ka ndodhur, ndaj efektivët e policisë që kanë mbërritur në vendgjarje nuk dinë ende të thonë sesa është sasia e parave që janë rrëmbyer në Bankë.

Grabitja, jo e para e këtij lloji në Tiranë ndodhi sot në një orë kur rruga ka qënë tepër e populluar, po kështu dhe ambientet e Bankës që ofrojnë shërbimet e tyre për klientët.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›