Rrudho humb formacioni kundër Tarantos

Ankona është në krizë emergjente për sulmuesë, pas dëmtimit të Nasim Mendil dhe etheve të Emilio Docente. Porm, sulmuesi i ri shqiptar, Xhulian Rrudho nuk mund ta shfrytëzojë dot hapësirën e krijuar. Sipas gazetës "Il Messaggero", Rudho ka "humbur gjurmët" për drejtuesit e Ankonës, pasi nuk ka lajme të sakta për rikthimin e tij në Itali, pas zborit me U-21 të Shqipërisë. Edhe nëse do të mbërrijë në Itali para zhvillimit të ndeshjes me Taranton, ai nuk do të përfshihet në formacion.