Maqedoni: Bashkimi demoloi Bregallnicen 8-1

U zhvillua xhiroja e 17-të në ligën e parë të Maqedonisë. Si rezultat më i thellë i kësaj xhiroje vecohet fitorja e Bashkimit të Kumanovës 8-1 ndaj ekipit të Bregallnicës ekip që është përshëndetur prej ligës së parë.Në Tetovë, Shkëndija me mund të madh arriti deri tek trepikëshi pasi ekipi mysafir nga Kërcova Napredoku u tregua si kundërshtar i forte për Tetovarët. Shkëndija në minutën e fundit të lojës arriti qe të shënoj me anë të Nuri Mustafit dhe të përmbyll ndeshjen me rezultat 2-1.Renova dhe Vëllazërimi në këtë xhiro pësuan humbje nga Rabotnicki respektivisht Pelisteri.
Rezultatet:
Rabotnicki – Renova 3:0
Bashkimi – Bregallnica 8:1
Makedonija Gj.P. – Pobeda 0:0
Pelisteri – Vëllazërimi 1:0
Sileksi – Vardari 3:2
Shkëndija – Napredoku 2:1
Tabela:
1. Rabotnicki 36 pike
2. Makedonija Gj.P. 34
3. Vardar 31
4. Pobeda 30
5. Pelister 25
6. Renova 23
7. Bashkimi 23
8. Shkendija 79 22
9. Sileks 21
10. Napredok 19
11. Bregallnica 9
12. Vellazerimi 9