TSV Mynshen 1860 (II) i Alban Ramaj barazim me VfR Aalen

TSV Mynshen 1860 (II) ku aktivizohet edhe kosovari Alban Ramaj, barazoi në shtëpi 1-1 me VfR Aalen, në ndeshjen e vlefshme për Ligën Rajonale të Jugut në Gjermani. Ramaj, ishte një ndër të thirrurit së fundi edhe në grumhullimin e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Oto Baric në data 4-7 dhjetor 2006. Sulmuesi 21-vjecar Ramaj ka shënuar deri tani dy gola për ekipin e tij në 20 ndeshje të zhvilluara.