E Diel, 1 Nëntor 2026

BM – Londra e alarmuar nga pandemi semitizmi

LONDËR, 1 maj /ATSH-DPA/ – Shefi i policisë së Londrës, Mark Rowley, ka deklaruar se nevojiten 300 efektivë shtesë në të gjithë qytetin, ndërsa paralajmëroi për një “pandemi” në rritje të antisemitizmit në Britaninë e Madhe.

Komisioneri i “Metropolitan Police” u shpreh se është “shumë i shqetësuar” për qëndrueshmërinë e qasjes aktuale të forcave të rendit për mbrojtjen e komuniteteve hebraike në kryeqytet, pas një sulmi me thikë në Golders Green.

Ai theksoi gjithashtu se “të gjithë duhet të reflektojnë mbi nivelet e qëndrimeve antisemitike në shoqëri”, pas plagosjes me thikë të dy hebrenjve të mërkurën..

Ndërkohë, niveli i kërcënimit terrorist në Britanë e Madhe u rrit shumë duke shkuar ne nivel “të rëndë” nga Qendra e Përbashkët për Analizën e Terrorizmit, çka nënkupton se një sulm terrorist konsiderohet “shumë i mundshëm”.: “Jam shumë i shqetësuar për qëndrueshmërinë e qasjes sonë aktuale, e cila bazohet në zhvendosjen e burimeve nga e gjithë Londra për të mbështetur ekipet lokale”, tha Rowley për “Times Radio”.

Ai shtoi se, ndonëse janë bërë disa njoftime për financime të përkohshme, nevojiten vendime urgjente për të siguruar rekrutimin dhe mbajtjen e efektivëve të rinj.

Duke folur për klimën shoqërore, ai paralajmëroi se “po përballemi me një lloj ‘pandemie’ në rritje të antisemitizmit në shoqëri. Duhet punë parandaluese për të luftuar këto qëndrime, të cilat janë shumë të përhapura.”

Rowley theksoi gjithashtu se politika e jashtme e Izraelit, pavarësisht se mund të pëlqehet apo jo, “nuk duhet të ndikojë në qëndrimet ndaj hebrenjve britanikë, të cilët duhet të trajtohen si çdo qytetar tjetër britanik”. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›