E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali, ngatërrohet parodia e Boratit me himnin kazak

Organizatorët e ceremonisë së dhënies së medaljes në kampionatin e qitjes kanë kërkuar ndjesë pasi  kanë lëshuar gabimisht një këngë nga filmi komik Borat, në vend të himnit kombëtar të Kazakistanit.

Incidenti ndodhi në Kampionatin Ndërkombëtar Sportiv të Qitjes në Kuvajt.

Kënga parodike që portretizon kazakët si të prapambetur është lëshuar në transmetim të premten, përderisa kampionia kazake Maria Dimitrienko merrte medaljen e artë.

Trajneri Anvar Junusmetov tha se organizatorët kishin marrë gabimisht parodinë nga interneti.

Kënga është marrë nga filmi Borati i Sasha Baron Kohenit, film ky i cili pat zemëruar popullin në Kazakistan dhe ka qenë i ndaluar në këtë shtet.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›