E Enjte, 5 Nëntor 2026

Basha: Të bashkuar për një të ardhme më të mirë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha këtë të diel se demokratët janë të bashkuar në qëllimin e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

“Ditë pas dite shqiptarët po binden se demokratët janë të bashkuar në qëllimin e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Mënyra si ne shpalosim me qytetari vizionin që kemi për politikën, për luftën kundër korrupsionit, për zhvillimin e vendit, duke reflektuar me sinqeritet mbi të shkuarën tonë, për të davaritur hijet që na kanë ndarë nga pjesa më e shëndetshme e shoqërisë shqiptare. Ky ndryshim që kemi nisur nga vetja është përcaktues për fatet e vendit, sepse si do të jetë Partia Demokratike sot, do të jetë Shqipëria nesër”, shprehet lideri demokrat ndërsa poston një video nga takimi një ditë më parë me demokratët në Durrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›