E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rruga Qukës – Qafë-Plloçë, Berisha: Zgjati 16 vite, rritje e ndjeshme e kostos

TIRANË, 5 shtator/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot lidhur me përfundimin e rrugës Qukës – Qafë-Plloçë, një aks prej 43 kilometrash, ndërtimi i të cilit sipas tij, zgjati 16 vite.

Berisha akuzoi qeverinë se projekti, i nisur në vitin 2009 dhe i parashikuar të përfundonte në vitin 2014 me një kosto prej 73 milionë euro, është shoqëruar me vonesa të gjata dhe rritje të ndjeshme të shpenzimeve, duke arritur sipas tij, mbi 260 milionë euro.

Ai e konsideroi këtë proces si “shembull tipik të abuzimit dhe korrupsionit me fondet publike”.

“Kjo rrugë, ndërtimi i të cilës zgjati 16 vite si asnjë rrugë tjetër, është gjithashtu vepra publike në të cilën u vodhën rreth 180 milionë euro”, u shpreh Berisha në një postim në rrjetet sociale.

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›