E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga Sheh Shamia në Shkodër, në gjendje të mjeruar

Në qytetin e Shkodrës janë bërë disa investime të rëndësishme në infrastrukturën e  brendshme si nga qeveria shqiptare ashtu edhe nga pushteti lokal, por rrugë të disa lagjeve, duket se kanë mbetur shumë më keq se ato të një fshati të largët. Një e tillë është një nga rrugët e lagjes Partizani, e quajtur Sheh Shamia, e cila ka 18 vite që nuk ka parë qoftë edhe një investim, edhe pse ajo përshkohet çdo ditë nga mbi 5000 banorë të Shkodrës. Janë mbi 250 metra të kësaj rruge që nuk kanë jo vetëm një metër asfalt, por nuk kanë as përfytyrimin për rrugë dhe për më tepër si në dimër dhe verë është plot me ujë. Këtë gjë e vërteton edhe kryeplaku i lagjes, Agim Cufi i cili sjell shqetësimin e të gjithë banorëve se askush prej pushtetarëve që prej fillimit të demokracisë, nuk është dukur përfshi edhe deputetët. Nuk kemi pasur as më të voglin interesim për tju shërbyer këtyre banorëve. Tani jemi afër temperaturave të larta dhe kuptohet se çfarë do të ndodhë, tregon ai, duke komentuar se është problem i madh për fëmijë dhe për të rritur. Këtu është bërë një përzierje uji mes atyre të bardhe dhe të zeza dhe situata është vazhdimisht kështu. Ne po trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë, ka shtuar Cufi, sipas të cilit ndërkohë që këtu lëvizin 5500 banorë, deputetët kanë ardhur vetëm për të marrë votat sepse kanë mbyllur mandatin pa i parë njëherë të vetme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›