E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga e Arbrit, Olldashi inspekton ecurinë e punimeve

Ministri i Puneve Publike, Sokol Olldashi, ka inspektuar punimet në rrugën e Arbrit, ku katër kilometra të tjera janë tashme thuajse të përfunduara, duke i çuar në 21 kilometrat e asfaltuara, ndërkohë që punohet në 13 km të tjera ku asfaltimi pritet të nisë së shpejti.

Olldashi, gjatë një inspektimi që bëri në lotin që lidh fushë Bulqizën me Qafën e Buallit, tha se ndërkohë qeveria po përgatiti paketën financiare për të filluar punimet në 31 kilometrat e mbetura, ku përfshihen edhe dy veprat e rëndësishme të artit: tuneli i Qafë Murrizit, 2.2 km i gjatë dhe Ura e Vashës, rreth 400 m e gjatë dhe rreth 150 m e lartë.

“Jemi në një nga segmentet më të vështira të rrugës së Arbrit, segmentin që lidh Bulqizën me urën e Vashës, punohet në një terren malor të thyer ku na është dashur fillimisht të krijojmë rrugët e aksesit për të mbërritur në aksin ku kalon rruga e ardhshme e Arbrit” u shpreh Olldashi.
 

Rruga e Arbërit është një nga veprat më të rëndësishme, por edhe më të vështirat, që janë në ndërtim e sipër, me financim të buxhetit të shtetit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›