E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotja akustike në Tiranë, aksion, 4 gjoba e 1 pezullim

Inspektorët e Ministrisë së Mjedisit së bashku me Policinë bashkiake dhe Institutin e Shëndetit Publik kanë vijuar me aksionin kundër ndotjes akustike në Tiranë. Për ditë me rradhë kjo taskforcë është e drejtuar drejt kryeqytetit më synim reduktimin e zhurmave dhe muzikës së lartë në zonën e ish Bllokut, një prej zonave më problematike të Tiranës.

Alfred Deshati, drejtori i Kontrollit të Mjedisit thotë se në këtë fazë kërkohet dokumentacioni dhe më pas procedohet me gjoba deri në 50.000 lekë për lokalet që nuk zbatojnë rregullat e Bashkisë. Në këtë aksion të fundit janë vendosur 4 gjoba dhe një pezullim aktiviteti të një subjekti.
 

Paralelisht më Tiranën, aksioni kundër ndotjes akustike vazhdon edhe në vendet bregdetare. Taskofrca do të punojë përgjatë verës, duke sesiblizuar subjektet private të respektohen oraret e muzikës së lartë dhe për shkelësit e ligjit ka gjobë, deri në pezullim aktiviteti.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›