Rruga e Kombit, efekt në rritjet e shkëmbimit të tregtisë

Përafrimi i legjislacionit mes Kosovës dhe Shqipërisë, veçanërisht për sa i përket procedurave doganore dhe ekonomike, ishte një ndër temat kryesore të takimit mes Kryetares së Kuvendit dhe Zëvendëskryeministres dhe Ministres për Tregti dhe Industri të Kosovës, Mimoza Kusari Lila.
Gjithashtu gjatë këtij takimi, Kryetarja e Kuvendit vlerësoi faktin që gratë në Kosovë po përfaqësohen denjësisht në nivelet më të larta deri në Presidencë. Nga ana e saj, Zëvendëskryeministrja e Kosovës i përcolli Kryetares së Kuvendit respektin për kontributin e saj, duke thënë se gratë në Kosovë i sheh si model shumë pozitiv punën në krye të Kuvendit të Shqipërisë.
Dy bashkëbisedueset ndanë mendimin se Rruga e Kombit, veç afrimit njerëzor pati një efekt të drejtpërdrejtë në rritjen e shkëmbimit ekonomik dhe krijimin e një hapësire më të gjerë të tregëtisë në rajon e përtej.
Rruga e Kombit bëri që eksportet nga Shqipëria në Kosovë të jënë rritur në rreth 50 për qind, sikundër ka edhe një rritje të ndrjeshme të eksporteve të Kosovës drejt Shqipërisë, falë krijimit të doganave të përbashkëta dhe lehtësimin e procedurave tregëtare.
Kryetarja e Kuvendit tha se përafrimi i legjislacionit mes dy vendeve është domosdoshmëri, veçanërisht në kuadër të përafrimit të legjislacionit me Bashkimin Europian.