Ylli: Opozita duhet ti kthehet institucioneve demokratike
Pas mbylljes së numërimit nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe daljes së rezultatit të publikuar dhe nga mediat, fitorja tashmë është shfaqur hapur dhe kjo është në duart e kandidatit të “Aleanca për qytetarin” Luzim Basha.
Me këtë vlerësime nisi bisedën Dritan Ylli, anëtar i Asamblesë në LSI, ndërsa hodhi poshtë të gjitha pretendiemet e PS-së, duke i cilësuar si dashakeqe.
Ditën e sotme, përfaqësuesi ligjor socialist tha se procesi "ishte qesharak dhe në çdo pjesë të tij tregoi parregullsitë". Për të, këto spekulime janë të pabaza, dhe të ideuar prej kohësh.
Gjatë një interviste ne studion e “Ora News”, Ylli kërkoi që opozita të lërë bojkotin duke iu rikthyer institucioneve demokratike, pasi kjo do te kete dhe pasojat e saj.