Rruga e Kunës në Shëngjin, në sezonin e ri veror me rrugë të re
Rruga e Kunës që përshkon plazhin e Shëngjinit do të ketë një pamje tjetër që me fillimin e sezonit veror. 4 milionë euro është projekti që është financuar nga qeveria shqiptare dhe fondi shqiptar i zhvillimit, ndërhyrje që priten të nisin brenda muajit shkurt të vitit 2012. Kreu i komunës Shëngjin Salvador Kaçaj ka bërë të ditur se aksi rrugor që përshkon të gjithë bregdetin e Shëngjinit do të jetë me parametra bashkohor, duke shmangur ankthin e vizitorëve dhe turistëve që zgjedhin Shëngjin për pushimet e tyre.
Një tjetër ndërhyrje e rëndësishme do të jetë edhe shëtitorja kryesore në qendër të qytetit të Shëngjinit,që sipas Kaçajt do ti japin një tjetër fytyrë kësaj zone turistike.
Ndërhyrjet priten që të sjellin një tjetër rritje të fluksit të pushuesve në plazhin e Shëngjinit,pasi kjo zonë mbetet ende e paeksploruar plotësisht.