Rruga e Sarandës, banorët: Nuk marrin dëmshpërblim
Zgjerimi i rrugës hyrëse të qytetit të Sarandës po vonohet për shkak se banorët, të cilëve u preken banesat nuk po lejojnë firmën të punojë. Ata pretendojnë se nuk janë lajmëruar nga Bashkia e qytetit për prishjen e banesave të tyre.
SARANDE- Vëmendja jo vetëm e pushtetarëve vendorë, por edhe e qytetarëve është fokusuar në investimin më të madh e më të rëndësishëm për të sotmen dhe ardhmërinë turistike të Sarandës, rrugën hyrëse të qytetit. Zgjerimi sipas një projekti modern është duke ecur, por edhe duke hasur në pengesa e vonesa që shkaktohen prej banorëve.
Janë plot 13 objekte në gjatësinë e saj, që janë bërë shkak për ndaljen ose ngadalësimin e projektit. Banorët kanë shprehur kundërshtimin e tyre jo për rrugën, që kalon përmes shtëpive të tyre, por për mospërfilljen e pronësisë së tyre mbi objektet e ngritura, që i ze projekti.
Ndërsa zëvendëskryetari i Bashkisë së Sarandës, Robert Maçi, sqaroi se pretendimi i banorëve nuk qëndron, por dokumentacioni i hartuar nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Erugëve pret të marrë miratimin e qeverisë, që të zbatohet. (a.r/news24/balkanweb)