Shëngjin, rruga e amortizuar rrezikon sezonin veror
Balta dhe gropa të mbushura me inerte krijojnë tabllonë e rrugëve të Shëngjinit në prag të sezonit veror. Në kushte të tilla banorët pranojnë me keqardhje dhe nën zë se pushimet këtë vit janë në pikëpyetje dhe se mund të rrezikohet sezoni.
SHËNGJIN- Ardhja e sezonit veror e gjen në një gjendje terësisht të amortizuar infrastrukturën rrugore të Shëngjinit. Sikur të mos mjaftonte mbushja me baltë e gropave një tjetër shqetësim që po kthehet në një problem serioz është edhe hedhja e inerteve të mbetura nga ndërtimet në pjesë të ndryshme të rrugës. Kushtet jo normale kanë shqetësuar së tepërmi banorët e veçanërisht bizneset që shtrihen përgjatë gjithë vijës bregdetare.
Përballe një situate të tillë vihet në pikëpyetje frekuentimi nga pushuesit në Shëngjin gjatë këtij sezoni veror. (a.r/news24/balkanweb)