E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga e aksidentit do te ishte bere qe ne 2005-en

Humbem 5 vjet per shkak te tekave krahinore dhe lidhjeve klienteliste te qeverise


Rruga e re ishte e paguar nga BERZH qeveria e anuloi e zvarriti 5 vjet


Kete te hene ne oret e vona te mbremjes nje autobus i linjes Tirane-Athine shkaktoi nje tragjedi te re per Shqiperine.


Disa te vdekur dhe dhjetera te plagosur ne gjendje te rende mbajten pezull frymen e miliona shqiptareve te cilet ishin duke mbyllur nje dite te ngarkuar me genjeshtra dhe rrahje gjoksi nga qeveria per liberalizimin e vizave. Ato qe po udhetonin drejt Athines kishin te gjithe viza.


Kishin te gjithe ate shans qe nje pjese e mbetur pa viza nga shoqeria shqiptare e fitoi pardje. Ata kane ndertuar jeten e tyre ne Greqi si emigrante dhe udhetojne prej vitesh ne ate rruge pa u bindur te ndalen tek vendi i mrekullive qe predikon qeveria.


Ata nuk kane arritur te preken apo te binden deri tani nga vetelavderimet e Sali Berishes se jemi vendi me rritje me te madhe ekonomike ne Europe. Thjesht u eshte dukur se te fqinji yne jugor qe eshte nje vend simbol i krizes ekonomike ne Europe eshte me mire se ketu tek ne.


Ata nuk kane arritur te binden nga sukseset e qeverise ne hapjen e vendeve te punes apo ne ndihmen ndaj biznesit ne Shqiperi dhe vazhdojne te jetojne tek fqinji yne jugor i cili po raporton shifra te frikshme per papunesine dhe falimentin e biznesit. Ata nuk kane arritur dot dje as te shijojne ato qe Sali Berisha i quan rruget me te mira ne rajon pasi genjeshtren e tij e paguan me jeten e tyre.


Ajo qe ndodhi dje ne oret e mbremjes nuk eshte faj direkt i qeverise por eshte nje deshmi per ate se sa i shtrenjte eshte cmimi i genjeshtrave qe i themi vetes para pasqyres me shprese qe do te hipnotizojme pastaj gjithe shoqerine. Tragjedia ndodhi ne nje dite shume simbolike per kete tip sjelljeje te qeverise.


Ndodhi ne diten qe qeveria po genjente vetveten per meritat e saj ne procesin e heqjes se vizave per shqiptaret dhe u varrosen nje dite me pas kur Europa ka shpallur non grata qeverine shqiptare si nje qeveri e padenje per te cuar vendin ne Bashkimin Europian.


Edhe pse nje fatkeqesi shume e rende qe lendon thelle dhjetera familje qe humbin aty njerezit e tyre te afert ajo fatkeqesi shfaqet si nje mallkim mbi perciptesine dhe papergjegjesine me te cilen qeveria ka vepruar dhe per ate segment rrugor.


Te gjithe e mbajne mend vitin 2005 kur ai segment rrugor ishte gati per prokurim per shkak te nje kredie te BERZH dhe Berisha e anuloi sapo erdhi ne pushtet me nje arsyetim gati-gati krahinor per shkak te asaj qe ai mendonte se rruga kalonte nga fshati i Gramoz Rucit. U desh viti 2007 qe ai te terhiqej nga kjo marrezi per te bere nje marrezi tjeter duke ia besuar ndertimin e asaj rruge F. Balliut dhe kunates se tij me nje firme fantazme e cila per tri vjet nuk hodhi asnje lopate dhe.


Vetem tre muajt e fundit kete rruge e ka marre nje kompani greke e cila duket qartazi qe ka fuqine e duhur per ta ndertuar ate. Pra shqiptaret kane humbur 5 vjet per te ndertuar nje rruge per shkak te tekave krahinore dhe lidhjeve klienteliste te Berishes.


Ky aksident eshte si nje mallkim ndaj genjeshtrave te qeverise dhe menyres se si perpiqet te paraqese deshtimet e saj si suksese. Shqiperia dhe Bosnja perfituan te fundit nga shansi per heqjen e vizave por ne Bosnje nuk pati kurrfare fishekzjarresh si ato qe desh dogjen pardje Bashkine e Durresit dhe kurrfare kryeministri te nderkryer si ai qe shfaqej dje me dy gishta ne tribune.


Ashtu sic ka keshilluar Bashkimi Europian vendet perfituese duhet te deshmojne nje lloj perunjesie dhe te bejne gjeste qe tu deshmojne qytetareve te tyre se heqja e vizave nuk eshte arratisje drejt Europes.


Por gjithe dizajni i fushates se qeverise shqiptare eshte teresisht ne sens te kundert duke treguar me tabela destinacionet ku njerezit duhet te iken nga syte kembet diten e pare qe hiqen vizat dhe nje koncert festiv ne diten me te keqe te marredhenieve te Shqiperise me Europen me 9 nentor kur Europa na refuzon statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Europian.


shte menyra tipike e Sali Berishes se si do te genjeje veten dhe te tijte me nje histori qe nuk eshte sukses i tij por fati i qytetareve evropiane te Shqiperise.


Ky njeri i cili kerkon te mbuloje zine me dasme ky njeri qe kerkon te kendoje diten qe BE na refuzon si shtet te jemi pjese e se ardhmes se saj ka ndjelle dje mallkimin e Zotit per ata fatkeqe qe jane sot pjese e mallkimit qe ne si shoqeri na ze per faktin se i hapim rruge genjeshtrave te ketij njeriu dhe per gjerat qe i shohim dhe i prekim me dore.


Ishte paguar 3.5 milione euro projekti ishin gjendur 70 milione euro nga BERZH-i

Ruci I thashe Berishes qe po penalizonte
Jugun tha qe rruga kalonte nga fshati im...


Kur lexon materialet qe ofron arkiva e shtypit lidhur me segmentin rrugor ku ndodhi aksidenti i se henes ne mbremje nuk ka se si te mos besh pyetjen Do te ndodhte ky aksident nese ne vitin 2005 fillimi i punimeve per kete rruge te mos ishte nderprere ne menyre arbitrare nga qeveria e re qe sapo kishte fituar zgjedhjet


Ky segment rrugor ka nje histori qe ka per protagoniste Sali Berishen dhe Gramoz Rucin. Ne fillim te 2006-es pak muaj pasi Berisha ishte rikthyer ne pushtet ka pasur nje interpelance te kerkuar nga Gramoz Ruci me Sali Berishen.
Shkaku i interpelances ka qene pikerisht segmenti Levan-Tepelene.


I pyetur mbreme nga Shekulli lidhur me kete Ruci tha se segmenti ne fjale ishte gati per tu ndertuar ne 2005-en. Ishte bere projekti nga nje studio franceze qe kishte kushtuar rreth 3.5 milione euro dhe ishin gjendur edhe fondet ishin 70 milione euro nga BERZH-i. Gjithcka ishte gati per te nisur nga puna por mbeti pa u ratifikuar pas zgjedhjeve te 2005-es. Pasi erdhi ne pushtet Berisha e bllokoi 2 vjet duke e zvarritur - tha Ruci.


Gjate debatit ne Kuvend mes Rucit dhe Berishes Ruci iu drejtua Berishes me fjalet Me bllokimin e kesaj rruge ti po penalizon Jugun e Shqiperise sepse eshte votues i majte - kurse Berisha me retoriken e tij tipike tha se rruga kalonte nga fshati i Gramoz Rucit.


Ajo autostrade kalonte nga krahu i majte i Vjoses kurse fshati eshte nga e djathta e Vjoses - tha mbreme per Shekullin Ruci duke shtuar Aq mire e njihte projektin Berisha sa nuk dinte as nga kalonte.


Me pas Berisha mbrojti nje tjeter version qe rruga do te kalonte nga Berati etj. por projekti mbeti i bllokuar.


Ruci nuk donte te fliste mbi arsyet e verteta te refuzimit te Berishes per kete rruge por ish-keshilltari i Berishes gazetari i njohur Mero Baze tregon se ceshtja e ketij segmenti ka qene debat i forte i atyre diteve. E kercenoi edhe BERZH-i i tha se nese e anulon ne do te ikim nga Shqiperia por ishte e kote. E anuloi dhe ia dha nje njeriut te vet F. Balliut por ky nuk e beri dot kurre... - tha Baze.


Pra ne 2005-en rruga e aksidentit ka qene e projektuar dhe e paguar nga BERZH. Ndoshta sikur qeveria te mos kishte anuluar gjithcka per pasione politike krahinore dhe klientelizem te vdekurit e radhes te autobusit Tirane-Athine do te ishin ende gjalle...

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›