Rruga e re Shirokë-Zogaj,vlerësohet si projekt i rëndësishëm për rajonin

Punimet për rrugën e re Shirokë-Zogaj po vijojnë me intensitet të lartë, duke u shndërruar në një nga projektet më të rëndësishme për zhvillimin rajonal të Shkodrës.
Firma kontraktuese po punon në dy fronte si në By-Pass-in e Zogajve po ashtu edhe në zgjerimin e rrugës dhe shtrimin e trasesë. Vizitorët të ardhur nga Kosova e vlerësojnë këtë investim si të domosdoshëm për rajonin e Shkodrës e më gjerë.
“Jemi shumë të gëzuar për rrugën e re”, u shpreh një vizitor nga Kosova.
Kontrata ka një vlerë prej rreth 4.7 milion euro, teksa afati i përfundimit të punimeve është data 2 tetor 2025.
Rruga Shirokë-Zogaj-Pika e re kufitare me Malin e Zi (Krajë) është pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës.
Kjo rrugë pritet të rrisë turizmin në zonë, përveç ndikimit për akses më të mirë në infrastrukturë të komuniteteve lokale.
Gazetar: Mirsad Rakaj
/rtsh.al/