E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga e reformes Nga Vasilika Hysi

Ndersa flitet per transparence, ka 1 vit qe transparenca e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 nuk eshte bere. Kjo tregon se kjo qeveri ka frike te pranoje problemet qe ekzistojne dhe te beje transparencen e tyre. Dhe se interesi i saj eshte te veprojne ne fshehtesi ne emer gjoja te integrimit dhe shpejtimit te reformave, pa theksuar se nxiton per te gllaberuar pasurite e shqiptareve dhe shkaterruar vlerat e ngritura ne vite. Shqiptaret jane peng politik dhe ekonomik i kesaj qeverie. Qeveria Berisha kishte mundesi te shpetonte kete vend nga kjo krize, duke hartuar me kohe strategji te daljes se saj. Por ajo jo vetem eshte e paafte, por nuk ka mundesi qe te beje nje gje te tille. Vetem ne kushtet ku ndodhet vendi, qeveritaret kane mundesi te privatizojne per nje kafshate buke pronen e shtetit, per ta rishitur ate shume here me shume te njerezit e vet; ata kane mundesi te marrim me koncensisone pa asnje lek pasuri kombetare, per te rishitur dhe dhene ne perdorim personave te tjere brenda oborrit qeveritar; vetem ne kushtet e krizes, qeveria ka mundesi te fshehe vjedhjen e votes dhe te trumbetoje se sot nuk ka krize, por ajo gjendet ne kokat e opozites.
Ne rrugen e gjate dhe perpjekjet e shoqerise sone per t’u perafruar dhe bere pjese e shoqerive te zhvilluara demokratike, arritjet dhe problemet qe kane shoqeruar proceset zgjedhore kane qene dhe jane nder indikatoret me domethenes per vleresimin e ecurise se ketij procesi. Dinamika e ketyre indikatoreve, vleresimi i kontributeve qe kane sjell ne zhvillimin pozitiv te tyre klasa politike, zgjedhesi dhe shoqeria shqiptare ne pergjithesi, tregon se, megjithe perparimet domethenese, mbetet akoma shume per tu bere. Sfidat qe duhet te perballohen aktualisht jane cilesisht te ndryshme. Ato jane sfidat e nje vendi anetar ne NATO, jane sfida te nje vendi ne fillimit te procesit te kandidimit ne EU.
Nje vit pas perfundimit te zgjedhjeve per Kuvendin e Shqiperise dhe ne prag te zgjedhjeve te ardhshme per organet e qeverisjes vendore, ne skenen politike te vendit tone mbizoteron diskutimi per cilesine dhe masen e respektimit te ligjit ne zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Me shume se marrja ne konsiderate dhe analiza e pervojat qe krijoi zbatimi i Kodit te ri zgjedhor si dhe e produkteve te vezhgimit, te publikuara ne raportet e vezhguesve nderkombetar dhe ata vendor, arritjet e pritshme ne procesin e ardhshem zgjedhor, nga nje pjese e klases sone politike, konsiderohet se kushtezohen prej produkteve qe duhet te realizohen nga procesi i transparences se zgjedhjeve te kaluara.
Pervojat ne proceset e kaluara zgjedhore tregojne se suksesi i zgjedhjeve ne vendin tone, ne radhe te pare varet nga niveli i shprehjes se vullnetit te klases politike jo vetem per hartimin e nje kuadri ligjor ne perputhje me standardet dhe ne plotesim te parimeve baze te trashegimise zgjedhore evropiane por, me shume se kaq, ne respektimin dhe zbatimin e plote te tyre.
Duke iu referuar Kodit zgjedhor sipas te cilit u zhvilluan zgjedhjet e 28 qershorit 2009, vezhguesit nderkombetar dhe vendas vleresojne se “pergjithesisht, kuadri ligjor perben nje themel te kompletuar teknik per zhvillimin e zgjedhjeve demokratike. Megjithate, nje sere dispozitash duhet te rishikohen ne menyre qe kuadri ligjor te sillet plotesisht ne perputhje me angazhimet ndaj OSBE-se dhe standardeve te tjera nderkombetare”.
Ne pranveren e ardhshme do te zhvillohen zgjedhjet per organet e pushtetit vendor. Reforma zgjedhore per pasqyrimin ne Kodin zgjedhor te rekomandimeve te dhena ne raportet e vezhguesve nderkombetar dhe vendor, si dhe ne plotesim te propozimeve qe mund te formulohen nga aktore te ndryshem politik e jo politik, si theksohet edhe ne Rezoluten e fundit te Parlamentit Europian nuk duhet te jete rezultat i zgjidhjeve te ”minutes se fundit”. Eshte koha qe ky proces te filloje.
Duke marre shkas nga diskutimet dhe zhvillimet politike te para dhe pas-zgjedhjeve parlamentare te vitit te shkuar por jo vetem prej tyre, ne mendojme se Reforma Zgjedhore duhet, domosdoshmerisht, te konsiderohet dhe te zhvillohet si nje proces politiko-legjislativ qe duhet te karakterizohet nga gjitheperfshirja. Ne e mirekuptojme esencen politike te deklarates se kreut te mazhorances, i cili i bene thirrje opozites te hartoje draftin e amendimeve per ndryshimet ne legjislacionin zgjedhor, te cilat mazhoranca eshte e gatshme t`i pranoje por, nuk mund ta miratojme ate si rruga qe duhet ndjekur per reformen zgjedhore te radhes. Ne jemi per nje reforme zgjedhore qe nuk duhet te jete produkt i bashkeveprimit bipartizan.
* Nenkryetare e Grupit te PS ne Kuvend

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›