E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruga e transformuar e Komanit, mes peizazhit spektakolar të veriut

TIRANË, 15 shtator /ATSH/ Rruga e Komanit përbën aks të rëndësishëm për aksesin drejt potencialeve turistike të Alpeve Shqiptare.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale, pamje nga rruga e Komanit, të cilën e cilësoi të transformuar mes një peizazhi spektakolar të veriut shqiptar.

Rikonstruksioni i rrugës së Komanit nisi në shkurt të vitit të kaluar, me një fond prej rreth 2,5 miliardë lekësh.

Rikonstruksioni i kësaj rruge veç përmirësimit të eksperiencës turistike duke përfshirë në guida edhe udhëtimin me traget përmes liqenit të Komanit, ka një ndikim të madh edhe në cilësinë e jetës për komunitetet, si dhe ofron mundësi për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të zonës.

Transformimi i rrugës së Komanit është njëherësh një tjetër aset i rilindur për veriun dhe një tjetër aks strategjik për turizmin.

/e.i/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›