E Diel, 1 Nëntor 2026

Rruga prane kryegjyshates, si do te shnderrohet Luljeta Ndoka

“Agush Gjergjevica” quhet rruga me e re qe po rikonstruktohet nga Bashkia e Tiranes dhe qe ndodhet prane kryegjyshates boterore, me seli ne Tirane. Keshtu, me nje investim prej 94.7 milione lekesh te Bashkise se Tiranes, do te mundesohet rikonstruksioni i plote i kesaj rruge, me gjatesi rreth 1.8 km. Kryebashkiaku Basha inspektoi dje nisjen e punimeve te kesaj rruge, e cila do te kete nje gjeresi prej 7 metrash dhe me trotuare ne te dy anet e rruges, nga 1.5 deri ne 2 metra. Ndonese kjo rruge ne nje gjatesi prej 500 metrash iu nenshtrua nje asfaltimi siperfaqesor, aktualisht gjendja e saj eshte tejet e amortizuar, pa kanalizime, trotuare, ndricim dhe gjelberimi as nuk mund te mendohet, - thone banoret e zones. Kreu i Bashkise Lulzim Basha ka garantuar se kjo rruge do te kete te gjithe parametrat e nevojshem dhe se ne Tirane ka perfunduar koha e asfalteve elektorale. “Rruga “Agush Gjergjevica” eshte nje nder rruget me te gjata te qytetit tone, me nje gjatesi prej afro 1.8 km dhe qe i sherben nje komuniteti prej mbi 5000 banoresh. Para tre vitesh, ne kete rruge eshte bere asfaltimi i 1/3 te rruges, pra afro 500 metra, asfaltim, i cili sot per fat te keq duhet te kryhet perseri, per t’u sherbyer qytetareve te kesaj zone. Pra, hedhim ne “kosh te plehrave” disa miliona leke te qytetareve, taksapaguesve te Tiranes, per shkak te nje investimi te pjesshem dhe te paplanifikuar mire. Perseris zotimin tim qe cdo projekt, qe ne fakt jane para’ te qytetareve te Tiranes, te jete ne parametra cilesore, te tille qe te mos shohim me nderhyrje fatkeqe, sic eshte fillimi i projektit ketu i pjesshem, i paplanifikuar, jo cilesor, pra paraelektoral”, u shpreh Basha. Projekti per rrugen “Agush Gjergjevica” parashikon ndertimin e sistemit te kanalizimeve te ujerave te zeza dhe te bardha, vendosjen e 42 shtyllave elektrike qe do te ndricojne gjithe gjatesine e rruges, mbjelljen e 228 fidaneve, si dhe zevendesimin e mureve rrethues me kangjella. “Ne perfundim te punimeve, te ndermarra nga nje kompani me pervoje te madhe ne punime urbane dhe qe po keshtu ka marre persiper qe kete projekt ta perfundoje brenda 8 muajve dhe jo 10 sic eshte parashikuar ne kontrate, qytetaret e kesaj zone do te kene ne dispozicion rrugen “Agush Gjergjevica”, me nje shtrat prej 7 metrash, me trotuare nga te dy anet, nga 1.5 deri 2 metra dhe kudo qe do te preken avllite e tyre, pra muret rrethues, do te zevendesohen me kangjella dekorative me shpenzimet e Bashkise”, tha Basha.

Te dhenat e punimeve:

Rruga “Agush Gjergjevica” gjendet prane kryegjyshates

Ajo ka nje gjatesi prej me shume se 1,8 kilometrash

Pas punimeve, do te kete gjeresi prej 7 metrash

Investimi do te kushtoje 94.7 milione leke

Afati per kryerjen e punimeve eshte 10 muaj

Trotuaret do te kene gjeresi nga 1.5 - 2 metra

I sherben nje komuniteti prej 5 mije banoresh

Do te vendosen 42 shtylla elektrike per ndricim

Do te mbillen 228 fidane, do te ndertohen kangjella

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›