E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS humbet shumicen ne Keshillin Bashkiak te Sarandes

Partia Socialiste ka humbur shumicen ne Keshillin Bashkiak te Sarandes. Tre prej anetareve te PS-se ne kete keshill, deklaruan dje largimin per tek Levizja Socialiste per Integrim. Delfin Hajno, Enkeleda Vasili e Hajri Goxhaj, me ane te nje letre derguar kreut te PS-se, Edi Rama dhe kreut te PS-se se Sarandes, shprehen se nuk mund te jene me pjese e nje forumi politik, ku mungon demokracia dhe vendimmarrja ne baze te merites.

Ne letren e tyre, tre anetaret e Keshillit shprehin nje sere kritikash per menyren sesi funksion Partia Socialiste. “Ne anetaret e Partise Socialiste, dega Sarande, anetare te Asamblese se Rrethit dhe keshilltare te Keshillit Bashkiak ne Sarande, nisur nga fakti se tashme PS-ja perfaqesohet nga shtresa dhe grupe interesi qe kane per qellim pushtetin dhe pasurimin e tyre. Nisur dhe nga mungesa e demokracise ne organizimin dhe funksionimin e strukturave brenda partise. Nisur dhe nga fakti se ne kete parti nuk vleresohet individi, nuk mbeshtetet vlera, nuk mbeshtetet rinia dhe aq me pak femra, pavaresisht sloganit qe kjo parti ka. Nisur nga mungesa e frymes bashkepunuese, jo vetem brenda struktures partiake ne Sarande, por edhe strukturave partiake ne Tirane, e kane bere te pamundur perfaqesimin tone dhe aq me teper perfaqesimin e qytetareve”, thuhet ne letren qe tre anetaret e forumeve te PS-se kane bere per kryesocialistin Edi Rama. Duke analizuar situaten, ata shprehen se nuk mund jene me pjese e selise roze. “Per sa me siper dhe per shume arsye te tjera, ju bejme me dije largimin tone nga kjo parti dhe nga te gjitha perfaqesimet politike, qe ne kemi”, shprehen tre anetaret e Keshillit Bashkiak ne letren e tyre. Kundershtimet e bazes dhe te zgjedhurve vendore ndaj politikes se Partise Socialiste, kane nisur ne Sarande qe gjate zgjedhjeve lokale ne vitin 2001. Tonet u ashpersuan serish ne momentin e zgjedhjes se kreut te Forumit te Gruas, ne shtator te vitit te kaluar, ku grate e forumit akuzuan direkt kreun e PS-se Edi Rama dhe deputete te Qarkut per manipulim te listave zgjedhore ne votimet per kete organizate. Ky konflikt mes te zgjedhurve vendore dhe deputeteve te Qarkut, u pasua me largimin nga ky forum te dhjetera garave socialiste. Largimi i anetareve nga Keshilli Bashkiak, do te krijoje nje kosto edhe me te madhe per Partine Socialiste ne kete qytet.

LARGIMI

Tre anetare e PS-se ne Keshillin Bashkiak te Sarandes: Delfin Hajno, Enkeleda Vasili e Hajri Goxhaj, me ane te nje letre derguar kreut te PS-se, Edi Rama dhe kreut te PS-se se Sarandes, shprehen se nuk mund te jene me pjese e nje forumi politik, ku mungon demokracia dhe vendimmarrja ne baze te merites.

Reagimi

Drejtuesit lokale te Partise Socialiste, kane deklaruar se do t’i kerkojne falje votuesve te PS-se. Sipas tyre, zgjedhja e tre anetareve, Delfin Hajno, Enkeleda Vasili e Hajri Goxhaj ka qene e gabuar. Nderkohe, qe nga Partia Socialiste ne Tirane, nuk ka pasur asnje reagim per keto largime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›