Rrugët dhe pistat e reja ndajnë Amazonën
"Gjëja më e mirë që mund të bëhet për të shpëtuar Amazonën, është bombardimi i rrugëve". Mund të duken si fjalët e një "ekoterroristi", por në fakt janë të ato të Eneas Salatit, një prej shkencëtarëve më të respektuar brazilianë, në një intervistë për "New Scientist", të konfirmuara gjithashtu edhe nga Thomas Lovejoy, biolog amerikan, i cili është shprehur se "rrugët janë fara e shkatërrimit të pyjeve tropikale".
Pyjet tropikale po shkatërrohen me shpejtësi marramendëse. Një shkatërrim që sjell me vete fundin e një morie speciesh të gjalla, shtimin e gazit serrë miliarda tonë në vit dhe, jo e fundit, vdekjen e popullsive të pyllit. Pra, në bazë të kësaj masakre janë rrugët.
Kohët e fundit, Brazili ka përfunduar rrugën "BR-163", nga Mato Grosso deri në Santarem në Para. Një tjetër rrugë, ajo "BR-319", do të fillojë së shpejti prerjen e pyjeve për 900 kilometra. Për të kaluar Andet, nga Amazona në oqeanin paqësor, janë në program tri rrugë të tjera. Së fundmi janë zbuluar rrugë, ose më saktë kryqëzime të paautorizuara, të cilat hyjnë në Amazonë për rreth 170 mijë kilometra, të krijuara nga druvarët e paligjshëm për eksportimin e moganit dhe drurëve të tjerë.
I njëjti problem ka prekur edhe ishullin e Sumatras dhe Afrikën Qendrore. Në një artikull të publikuar në revistën shkencore "Science" rezulton që edhe në pellgun e Kongos, nga viti 1976 deri në 2003-in, janë hapur 52 mijë kilometra rrugë.
Rrugët janë fatale për pyjet, sepse këto të fundit kanë një strukturë kaq të ndërlikuar saqë edhe një pistë e gjerë pak metra, mund t‘i ndryshojë rrënjësisht kushtet. Kësaj i shtohet edhe zhdukja e botës shtazore, e shkatërruar nga makinat, kamionët dhe prania e njeriut. Jo më kot në pellgun e Amazonës, 95 për qind e shpyllëzimit dhe e zjarreve, ndodhin 50 kilometra nga rrugët. Në Suriname, shumë prej minierave të jashtëligjshme të arit (jashtëzakonisht ndotëse), ndodhen pikërisht pranë rrugëve. Një shembull konkret është autostrada Belem-Brazilia, e ndërtuar në vitet ‘70. Sot një rrip toke prej 400 kilometrash, është krejtësisht i zënë.
Ajo që ka më shumë rëndësi është impakti mbi popujt indigjenë. Fotografi të reja ajrore kanë zbuluar praninë e sharrëxhinjve të paligjshëm brenda një rezerve amazonike, tashmë tepër e rrezikuar, e krijuar për banorët e izoluar. Pamjet tregojnë kampet e sharrëxhinjve brenda rezervës Murunahua, e krijuar në Peru në vitin 1997. Sipas nëpunësve të "Funai"-it (‘Fundaçao Nacional do Indio‘), druvarët po i detyrojnë banorët të largohen nga rezerva e Perusë drejt kufirit brazilian.
Për shkak të përballjes me druvarët 50% e fisit Murunahua ka vdekur. Pikërisht gjatë javëve të fundit u shënua edhe rasti i parë i virusit A/H1N1 mes indianëve të Amazonës. Virusi është përhapur nga druvarët. Sipas Departamentit Shëndetësor Rajonal të Kuskos, në fakt kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit 7 pjesëtarë të fisit Matsigenka, të cilët jetojnë përgjatë lumit Urubamba, në Amazonën Peruane. Rreziku është në rast se epidemia përhapet mes këtyre popujve që nuk kanë imunitet, as kundër sëmundjeve më të zakonshme.
"Nevojiten studime të bazuara te pasojat që mund të shkaktojë në natyrë dhe te popujt e një pylli hapja e një rruge të re", shpjegon William Laurance, docent në "James Cook University", Kaims, Australi. "Shpesh njerëzit nuk i vlerësojnë pasojat e ndërtimit të një rruge, sidomos kur ajo është relativisht e madhe, dhe mbi të gjitha në zemër të pyllit. Ka mjaft shembuj domethënës. E tillë është rruga e shpejtësisë së lartë e parashikuar mes Kolumbisë dhe Panamasë, e cila do të prekë një hapësirë shumë të rëndësishme, pyjet Chocò-Darien. Një tjetër shembull është rruga "BR-319": nëse ndërtohet, mund ta "shqyejë" Amazonën Qendrore si një copë mishi", përfundon docenti.