Falimenti, zyrat avokatore "bindin" tatimet
Administrata tatimore ka vendosur të tërheqë kërkesën për shpalljen si të falimentuara të disa kompanive të rëndësishme, përfshirë kompaninë e naftës "Bankers" dhe atë të telefonisë celulare "Eagle", pavarësisht se tatimet dhe Ministria e Financave po përpiqen që publikisht ta mbyllin me nder. Lajmi bëhet i ditur nga burime nga administrata tatimore.
"Zyrat avokatore të disa kompanive erdhën dhe i shpjeguan tatimorëve kontekstin ligjor të falimentit dhe pas kësaj, tatimet vendosën të tërhiqen", tha një zyrtar. Tatimet patën dorëzuar në Gjykatën e Tiranës kërkesën për shpallje si të falimentuara të 27 kompanive. Një pjesë e kompanive në listë nuk kanë kryer aktivitet prej vitesh dhe kërkesa për faliment mund të shërbejë vetëm për pastrimin e arkivave të shtetit nga kompanitë që nuk ekzistojnë më.
Por në listë qenë edhe së paku dy kompani të rëndësishme, të cilat kanë dhjetëra dhe qindra milionë dollarë asete. "Bankers Petroleum" është investitori më i madh i vetëm i huaj në Shqipëri. Kompania zotëron një koncesion për nxjerrje nafte dhe është e listuar në bursë. Është ende e paqartë nëse shpallja e saj në listën e të falimentuarve ka pasur apo jo pasoja në vlerën e aksioneve të saj në bursë. Tatimet e tërhoqën procedurën e falimentit për të, pasi kompania i informoi se operonte në bazë të ligjit të hidrokarbureve.
"Eagle Mobile" është themeluar si kompani shtetërore në vitin 2003, por filloi punë realisht vitin e kaluar, pas privatizimit. Burime nga tatimet bëjnë të ditur se zyra e saj avokatore i ka argumentuar ligjërisht se pse një procedurë e tillë nuk mund të fillohej. Në fund të fundit, ligji për Falimentin, thotë se një procedurë falimenti niset kur një debitor kërkon paratë e veta dhe një kompani kreditore nuk është në gjendje të shlyejë detyrimet e veta, gjë që nuk vlen për asnjë prej dy kompanive të mësipërme.
Sipas një eksperti të përfshirë në këtë çështje, "veprimi i tatimorëve mbart mungesë të thellë të njohurive ligjore, ndërsa edhe vendimi për t‘u tërhequr është në të njëjtin nivel".
Një kontradiktë ligjore
Zyrtarët tatimorë thonë se kanë vepruar në bazë të nenit 144 të ligjit për procedurat tatimore, ku sanksionohet se tatimet kanë të drejtë të kërkojnë falimentin e një kompanie nëse kjo e fundit paraqet bilanc me humbje për më shumë se tre vjet.
Ministria e Financave, e cila doli dy ditë më parë në mbrojtje të imazhit të tatimorëve, tha mes të tjerash se procedura e falimentimit bazohet në ligjin për falimentin dhe jo në ligjin për procedurat tatimore.
"Nisja e procedurës së falimentimit bëhet paralelisht me zbatimin e dispozitave të ligjit për falimentin, i cili parashikon edhe verifikimin e gjendjes së paaftësisë paguese, si parakusht dhe shkak për hartimin e kërkesës për fillimin e procedurave të falimentimit", deklaroi Ministria e Financave, ndërkohë që vijoi të këmbëngulë se tatimet patën vepruar në përputhje me ligjin.
Shoqata e Ndërtuesve deklaroi dje se vëren të njëjtën kontradiktë ligjore dhe sugjeroi që procedura falimenti të mos nisin për sa kohë një kompani nuk është debitor apo nuk është në kushtet e paaftësisë paguese. Nuk ka të dhëna që të tregojnë se tatimet i kanë hyrë ndonjë analize rast pas rasti për kompanitë e dërguara në procedurë falimenti, por mbetet fakti se tatimet "janë bindur" nga argumentet ligjore të dhëna nga kompanitë dhe zyrat e tyre avokatore.
Çështje imazhi
Qeveria miratoi ndryshime ligjore në ligjin për falimentin vitin e kaluar pas debateve të shumta me grupet e biznesit. Ndryshimet ligjore konsistonin në lehtësimin dhe shkurtimin e procedurave që çojnë drejt shpalljes së falimentit për një kompani, si dhe marrjes nën kontroll dhe likuidimit të aseteve të kompanisë së falimentuar për llogari të debitorëve. Por në rastin e parë të aplikimit të së drejtës së tatimeve për të kërkuar shpallje falimenti, vërehen mangësi serioze në administrimin ligjor të kësaj procedure.
Sipas burimeve jozyrtare nga tatimet, një punonjësi i qe kërkuar të paraqiste një listë me kompanitë që kanë tre vjet që raportojnë humbje financiare apo nuk kanë raportuar aktivitet ekonomik. Pas kësaj, lista u publikua në internet. Problemi nuk u shtrua më se si të hiqej dorë nga procedura e falimentit për kompanitë më të rëndësishme në listë, por edhe si të dilej me nder. Ministria e Financave lëshoi një deklaratë "inkurajuese" për Tatimorët, por gjithashtu shprehu "bindjen se në një proces verifikimi të drejtë e të ndershëm nga gjykatat shqiptare, gjithkush do të ketë mundësinë të provojë me prova dokumentare se nuk ndodhet në kushtet e paaftësisë paguese, duke garantuar edhe pagimin e tatimeve të ardhshme". Megjithatë, për një pjesë të kompanive, nuk ishte e nevojshme që çështja të diskutohej në gjykatë. Zyrat avokatore i bindën tatimorët se e kishin gabim.