E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruget dytesore dhe lokale, si do te shnderrohet infrastruktura ne Shqiperi

Shqiperia ka trasheguar nje infrastrukture rrugore te dobet, e cila ka ndikuar ne kushtet e veshtira te transportit te njerezve dhe mallrave. Sipas nje raporti te Bankes Boterore, ajo konsiderohet si nje nga veshtiresite kryesore per shumicen e banoreve ne zonat rurale. Me shume se gjysma e popullsise se vendit (rreth 57 %) jetojne ne zonat rurale dhe mbi nje e treta (rreth 35 %) e popullsise rurale vleresohet se jeton ne kushte te veshtira ekonomike.
Me nje inventar prej rreth 18.000 km, prej te cilave 3.200 km jane rruge kombetare dhe rreth 12.000 km rruge dytesore & lokale, Shqiperia renditet e fundit ne rajon per sa i perket cilesise se infrastruktures rrugore me 39 % te rrjetit rrugor te asfaltuar.
Situate jo e favorshme paraqitet edhe per rrjetin rrugor dytesor dhe lokal. I njejti studim, thekson se shume pak nga rrjeti rrugor dytesor dhe lokal, eshte i asfaltuar dhe rreth 75 - 80 % e tij eshte ne gjendje te keqe ose shume te keqe, me nje numer segmentesh rrugore te pakalueshme per pjesen me te madhe te vitit. Ekspertet nenvizojne faktin se gjendja e dobet e infrastruktures rrugore, ka qene pasoje jo vetem e mungeses e burimeve te nevojshme financiare per investime serioze, por edhe pasoje mungeses se theksuar dhe problematike te mirembajtjes se rrjetit rrugor ne pergjithesi dhe atij dytesor e lokal ne vecanti. Sipas studimit te BB mbi Vleresimin e varferise 2003, rezulton se pas punesimit dhe te ardhurave, shqiptaret konsiderojne problemet e infrastruktures si shkakun kryesor te veshtiresive te tyre dhe si nje faktor domethenes per standardin e tyre te ulet te jeteses. 49 per qind e fermereve, pohojne se mungesa e kushteve te transportit, kryesisht rruget e mira, perben problemin kryesor per shitjen e produkteve. Gjendja e varfer e infrastruktures rrugore, perfaqeson pengesen me te madhe per transportin e njerezve dhe te mallrave, per investimet e huaja direkte, per zhvillimin e turizmit, per rritjen ekonomike, aksesit ndaj sherbimeve sociale, mundesive per punesim, ne menyre te vecante per banoret e zonave rurale. Ne vitet e fundit verehet nje angazhim serioz i qeverise per kete ceshtje e cila reflektohet ne hartimin e dokumenteve strategjike, si "Strategjia Kombetare per Zhvillim dhe Integrim 2007-2013", dhe "Plani i Transportit Kombetar". Sipas burimeve nga Ministria e Financave, ne 5-vjecarin e fundit verehet nje rritje progresive e fondeve per investime ne permiresimin e infrastruktures rrugore. Keshtu ne 2006 u akorduan 2 miliarde leke, me shume se 2005, ne vitin 2007, 5 miliarde leke me shume se ne 2006 dhe ne 2008, 45 miliarde leke me shume se 2007. Po ashtu ne vitin 2007, me mbeshtetjen e BB, qeveria shqiptare inicioi nje projekt (me te madhin ne keto 20 vitet e fundit), per Permiresimin e Rrugeve Dytesore dhe Lokale. Ne vijim, ketij projekti i jane bashkangjitur nje grup me i gjere donatoresh te cilet me financimet e tyre realizuan, synimin e programit per financimin me rreth 400 milione USD te projektit. Zbatimi i ketij programi te rendesishem iu besua Fondit Shqiptar te Zhvillimit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) eshte nje institucion qe nxit zhvillimin ekonomik dhe social te qendrueshem, te balancuar dhe koheziv, ne nivel rajonal e lokal, ne mbeshtetje te politikave shteterore te zhvillimit. FSHZH eshte krijuar ne fillim te vitit 1993, mbi bazen e nje marreveshje midis qeverise shqiptare dhe Bankes Boterore. Me date 11 maj 2009, Kuvendi i Shqiperise miratoi ligjin Nr. 10130 date 11. 05. 2009, "Per Fondin Shqiptar te Zhvillimit", qe i percakton ketij institucioni nje status te vecante ligjor.
Duke qene se Fondi Shqiptar tashme eshte profilizuar per implementimin e projekteve te infrastruktures si dhe duke pare edhe impaktin e ketyre projekteve per permiresimin e kushteve te jeteses dhe uljes se varferise se popullsise ne zonat rurale, kesaj agjencie iu besua nga qeveria shqiptare dhe donatoret e huaj implementimi i projektit te Rrugeve Dytesore dhe Lokale.
Programi "Permiresimi i Rrugeve Dytesore & Lokale ne Shqiperi"
Projekti "Permiresimi i Rrugeve Dytesore & Lokale", bashkefinancuar nga Banka Boterore dhe donatore te tjere ne vleren 400 milione USD, synon te rrise perpjekjet konkrete per permiresimin e infrastruktures ne vend si edhe per rritjen e aksesit ndaj sherbimeve baze dhe tregjeve, vecanerisht ne zonat rurale nepermjet rehabilitimit te rreth 1500 km rruge. Projekti deri ne Dhjetor 2009, eshte financuar nga Banka Boterore (20 milione USD), OPEC Fund (15 milione USD), qeveria shqiptare (5 milione USD), CEB (56 milione USD ose 40 milione Euro) dhe programi IPA 2008 (11 milione USD ose 8 milione Euro), dhe ka avancuar ne te gjithe komponentet e programit. Ne fazen e pare jane bere efektive, jane hartuar projektet teknike, prokuruar dhe jane filluar punimet ne segmentet rrugore te financuara nga BB dhe OPEC Fund. Me keto fonde jane financuar 11 projekte per akset rajonale me te rendesishme te vendit ne nje gjatesi prej 108.7 km. Ne nje kohe te shpejte eshte vene ne eficence edhe fondi prej 40 milione euro financuar nga CEB. Ne fazen e dyte me fonde te CEB, jane financuar 11 projekte me nje gjatesi totale prej 113.5 km qe perbejne planin e pare te punes me fondet e CEB. Kjo faze ka filluar nga zbatimi ne qershor 2009, dhe punimet jane ne vazhdimesi. Pas perfundimit nga konsulenti i fazes se studimit te fizibilitetit, u perfundua identifikimi i segmenteve rrugore qe bejne pjese ne planin e dyte te punes, me rreth 100 km, per pjesen e mbetur te fondeve te CEB. Kater objekte te planit te dyte te punes u tenderuan ne muajin nentor 2009. Kater segmente me nje gjatesi prej 24.7 km jane financuar nga Programi IPA'08, ku procedurat jane te centralizuara, pra prokurimi e supervizioni i punimeve, do te organizohen nga vete delegacioni i Bashkimit Evropian.
Ecuria e deritanishme e projektit
Komponentet kryesore te projektit dhe ecuria e secilit prej tyre jane dhene me poshte:
Komponenti i pare: Financimi i aktiviteteve mbeshtetese te te gjithe programit:
Ky komponent perfshin pergatitjen e bazes se te dhenave per rruget dytesore & lokale si dhe pergatitjen e dokumentacionit te prokurimeve per fazen e implementimit. Pergatitja e ketij dokumentacioni eshte realizuar ne bashkepunim me konsulencen angleze "Roughton International" (RI). Per sa i perket krijimit te bazes se te dhenave e prioritizimit, eshte krijuar nje inventar i plote me te dhena te detajuara per rreth 3.500 km, te identifikuara si rruge kryesore te rrjetit rrugor rural. Keto segmente rrugore jane perzgjedhur nga secili qark ne baze te prioriteteve e te shpenzimeve aktuale te mirembajtjes. Jane mbledhur te dhena te hollesishme per te gjithe seksionet rrugore, (rreth 525 segmente) si popullsia, trafiku, gjendja (ashpersia e rruges), aksesi qe krijon, si edhe varferia ne zona. Eshte bere nje analize shume kriteresh per secilin nga keto seksione e perbere nga disa komponente.
Ne perfundim te inventarizimit te 3500 km rruge dytesore dhe lokale, dhe analizes shume kriteresh per gjendjen e tyre, ka perfunduar dhe procesi i prioritizimit. FSHZH tashme pervec inventarit, disponon dhe listen prioritizuar te rrugeve. Kjo liste do te orientoje dhe investimet qe do te behen ne kuader te ketij programi. Sa i perket projekteve teknike, eshte perfunduar dokumentacioni per 400 km seksione rrugore, qe eshte totali i seksioneve rrugore per te cilat kompania RI (Roughton International) ofron konsulence. Pergatitja e ketyre projekteve bazohet ne udhezuesin e pergatitur nga konsulenca teknike e Bankes Boterore. Ky udhezues reflekton kriteret e projektimit, te aplikuara ne draftin e manualit te projektimit te rrugeve ne Shqiperi. Per segmentet per te cilat eshte pergatitur draft projekti, ka filluar procedura e rishikimit te projekteve teknike nga ana e inspektoreve teknike dhe sociale te FSHZH-se. Kontrata e konsulences per kete komponent ka perfunduar ne muajin Nentor. Konsulenti ka kryer te gjitha detyrimet kontraktuale dhe ka dorezuar prane FSHZH te gjitha raportet dhe dokumentacionet perkatese ne lidhje me projektin, inventarizim, prioritizim, pergatitja e projekteve teknike si dhe pergatitja e databases ne GIS.
Komponenti i dyte - Financimi i punimeve civile per permiresimin e rrugeve prioritare rajonale apo lokale. Me ane te ketij komponenti jane duke u financuar punimet ne 222 km rruge dytesore dhe lokale te ndare ne dy faza. Ne fazen e pare po financohen 108.7 km akse rrugore ne 12 qarqe te vendit. Keto rruge u perzgjodhen nepermjet nje procesi pjesemarres dhe bazuar ne kritere objektive social-ekonomike dhe teknike, duke perfaqesuar akset kryesore rrugore te qarqeve.
Nje element tjeter perberes i ketij komponenti eshte edhe "Ngritja e kapaciteteve te pushtetit lokal per funksionimin dhe mirembajtjen". Gjate ketij viti filluan trajnimet ne 12 qarqet e Shqiperise, per mirembajtjen e rrjetit rrugor te rrugeve rurale. Ne kete komponent te rendesishem te projektit, perfshihet ngritja e kapaciteteve te komunave me ane te trajnimeve te bera nga ana e eksperteve te FSHZH-se. Trajnimi i pare eshte kryer ne Shkoder ne dhjetor 2009 dhe me pas kane vijuar trajnimet e tjera ne qarqet Diber, Korce, Fier, etj. Eshte parashikuar qe deri ne fund te projektit, te realizohen rreth 21 cikle trajnimesh ne te gjithe Shqiperine. Aktualisht jane perfunduar me sukses ciklet e trajnimit ne pese qarqe. Objektivi kryesor i ketyre trajnimeve eshte familjarizimi i njesive te qeverisjes vendore me aktivitetin qe duhet kryer per mirembajtjen rutine te rrugeve, ofrimi i nje trajnimi profesional per personelin pergjegjes te tyre, si edhe aftesimin e tyre per te menaxhuar kontraktoret e sektorit privat. Ne fund te cdo aktiviteti, pjesemarresit pajisen me Udhezuesin per Mirembajtjen e Rrugeve Rurale, i cili eshte hartuar dhe botuar nga FSHZH, ku tregohen qarte hapat qe duhen ndjekur per nje mirembajtje sa me cilesore te rrugeve. Risia e projektit te "Rrugeve Dytesore dhe Lokale" eshte sigurimi i qendrueshmerise dhe funksionalitetit afatgjate te rrjetit rrugor, nepermjet kontraktimit te sherbimit te mirembajtjes ne sektorin privat. Programi "Permiresimi i Rrugeve Dytesore dhe Lokale", ka pasur nje ecuri shume te mire duke marre nje vleresim zyrtar prej Bankes Boterore si nje projekt shume i suksesshem. FSHZH si agjenci implementuese e ketij programi, ka vazhduar te kryeje me sukses rolin e saj ne monitorimin, koordinimin dhe implementimin e shpejte te tij, duke garantuar realizimin me cilesi dhe pergjegjshmeri te te gjitha objektivave te zhvillimit te programit. Gjate ketij viti jane kryer punime ne 222 km rruge rajonale dhe lokale, jane perfunduar projektet teknike per 400 kilometra, jane vleresuar dhe prioritizuar 525 segmente rrugore, si dhe eshte kryer inventarizimi i plote i 3.500 km rruge rajonale dhe lokale. Brenda ketij viti ne bashkepunim me Ministrine e Financave eshte kryer nje pune voluminoze per plotesimin e materialeve dhe dokumentacionit te nevojshem per negocimin e rreth 40 milione USD me IDB, 100 milione Euro me BERZH dhe BEI, IPA 33 milione Euro, Western Balkan Investment Framework grant 4 milione Euro, dhe rreth 70 milione USD me qeverine japoneze. Permbyllja e ketyre negociatave siguron pjesen me te madhe te fondit te parashikuar, qe duhet per realizimin e te gjithe programit. Eksperienca e grumbulluar gjate kesaj faze te programit i ka lehtesuar FSHZH-se, detyren e negocimit per sigurimin e financimeve te mbetura, duke lehtesuar angazhimin e me shume donatoreve ne kete program.
Si rrjedhoje e nje angazhimi maksimal dhe nje pune intensive, nje negocimi te suksesshem me donatoret, pergatitjes se projekteve dhe te gjitha dokumentacioneve te nevojshme, per prokurimin dhe nenshkrimin e kontratave te punimeve, u be e mundur qe gjate ketij vitit 2009, plani i investimeve te tejkalohej ne nje mase rreth 200%, duke filluar punimet jo me ne 110 km qe ishin planifikuar por ne 222 km. Pjesa me e madhe e kesaj arritjeje vjen si rrjedhoje e firmosje ne nje kohe shume te shpejte te marreveshjes se financimit dhe te vendosjes ne eficence ne kohe rekord te fondit prej 40 milione Euro financuar nga CEB.
Projekti per rruget dytesore dhe rurale
Qeveria e Republikes se Shqiperise ka nisur qe prej vitit 2008, realizimin e programit "Rruget Rajonale dhe Lokale". I gjithe programi pritet te financoje rreth 1,500 km rruge rajonale dhe lokale, me nje kosto totale rreth 400 milione USD. Programi eshte perkrahur e po perkrahet nga 8 donatore nderkombetare qe deri me sot jane shprehur mjaft te kenaqur me cilesine e zbatimit te programit dhe ndikimin e tij te prishme ne zhvillimin social e ekonomik te zonave rurale te vendit. Objektivi i programit eshte te permiresoje perqasjen ndaj sherbimeve kryesore dhe tregjeve ekonomike, nepermjet sigurimit te rrugeve te pershkueshme gjate gjithe vitit per popullsine, duke perfshire: permiresimin e seksioneve prioritare te rrjetit rrugor rajonal; permiresimin e seksioneve prioritare te rrjetit rrugor lokal; dhe forcimin e menaxhimit te rrjetit te rrugeve rajonale dhe lokale. Ky objektiv perfshihet ne objektivat e Strategjise Kombetare per Zhvillim dhe Integrim 2007-2013. Projekti do te zbatohet per te gjithe komponentet e tij nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH), i cili eshte Njesia Zbatuese per Projektin e "Permiresimit te Rrugeve Rajonale dhe Lokale".

Vleresimi
Ne nje leter derguar FSHZH-se, zv/presidenti i Bankes Boterore per Evropen dhe Azine Qendrore Z. Philippe Le Houérou, i cili vizitoi nje nga objektet qe po ndertohet, u shpreh i impresionuar me punen e bere deri me tani ne kuader te projektit "Rruget Dytesore dhe Lokale", si edhe implementimin e kryer nga FSHZH.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›