Berisha ne Kuvajt per ekonomine
Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha nisi dje nje vizite zyrtare ne Kuvajt, ku nder te tjera do te nenshkruaje edhe nje marreveshje te rendesishme ne fushen ekonomike si dhe do te ftoje investitoret kuvajtiane ne Shqiperi. Me ftese te Lartesise se Tij, Kryeministrit te Kuvajtit, Sheikut Nasser Mohammed Al-Ahmed Al-Sabah, kreu i qeverise Berisha, i shoqeruar edhe nga Ministri i Financave, Ridvan Bode, nga Ministri i Transporteve dhe Puneve Publike, Sokol Olldashi, si dhe nga nje perfaqesi e komunitetit te biznesit shqiptar, do te zhvillojne sot takime te rendesishme me perfaqesues te larte te vendit. Takime te cilat do te perqendrohen ne fushen ekonomike dhe thellimin e bashkepunimit mes dy vendeve ne kete fushe. Kryeministri Sali Berisha dhe delegacioni, u prite dje ne nje ceremoni zyrtare nga lartesia e tij, Kryeministri i Kuvajtit, Sheiku Nasser Mohammed Al-Ahmed Al-Sabah, me te cilin do te zhvilloje dhe nje takim i cili do te pasohet edhe nga nenshkrimi i nje marreveshje te rendesishme mes dy vendeve. Gjate kesaj vizite ne Kuvajt, Kryeministri Berisha do te kete nje axhende te ngjeshur takimesh. Kreu i qeverise, do te takohet me Emirin e Kuvajtit, Lartesine e Tij Sheikun Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah si dhe me Kryetarin e Asamblese Kombetare te Kuvajtit, Jassim Mohammed Al-Kharafi. Nje pjese e gjere e axhendes se Kryeministrit Berisha do te jete e fokusuar ne bashkepunimin ekonomik mes dy vendeve dhe me interesin e investitoreve kuvajtiane per te investuar ne Shqiperi. Gjithashtu gjate ketyre takimeve pritet te nenshkruhet nje seri marreveshjesh te rendesishme, si: nenshkrimi i konventes mes Shqiperise dhe Kuvajtit per shmangien e tatimit te dyfishte dhe parandalimin e evazionit fiskal ne lidhje me tatimet mbi te ardhurat dhe kapitalin; nenshkrimi i programit ekzekutiv per turizmin etj. Keshtu Kryeministri Berisha do te zhvilloje takime me zotin Khalid Abdullah Al-Sager, drejtues prane Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Kuvajtit, si dhe me zotin Abduleahab Al-Bader, Drejtor i Pergjithshem i Fondit te Kuvajtit per Zhvillimin Ekonomik Arab.